Alarmon njohësi i çështjeve të sigurisë: Edhe njësi të tjera mund të bojkotojnë policinë përveç Njësisë Speciale të Intervenimeve
Autori: Gazeta inFokus
12:31 | 19 October 2023
Njësia Speciale e Intervenimeve NJSI apo siç njihet ndryshe si FIT, po shqyrton mundësinë për largimin nga Policia e Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu u raportua sot nga mediumi Albanian Post, e që sipas tyre kjo po vjen pas pakënaqësisë së kësaj njësie se si po trajtohen nga qeveria e Kosovës.
Në një deklaratë për Gazetën Infokus, njohësi i çështjeve të sigurisë, Drizan Shala ka thënë se kjo tregon që gjendja dhe pakënaqësia brenda policisë së Kosovës është ndryshe nga ajo siç po e paraqet qeveria në publik.
“Bojkoti brenda Njësive Speciale të filluar nga NJSI është tregues që realiteti mbi gjendjen e tyre por edhe njësive tjera por edhe gjithë strukturës se PK është me ndryshe nga ajo që ka deklaruar dhe deklaron ministri dhe qeveria. Mos përkujdesi shtetëror por edhe institucional nga kjo qeveri pasqyron edhe një element tjetër të “gënjeshtrës” që ju janë dhanë për kushtet me te mira brenda fushë veprimtarisë së tyre”, ka thënë Shala.
Ai madje ka ngritur alarmin se një bojkot i tillë i kësaj njësie është vetëm fillimi dhe se nëse qeveria nuk reflekton do të ketë edhe bojkote të tjera brenda Policisë së Kosovës.
“Ky bojkot do të jete fillimi nga ajo që mund të pritet me struktura tjera brenda policisë në rast që nuk do të këtë reflektim nga niveli politik. Për sigurinë kjo nuk paraqet ndonjë pengesë substanciale për faktin që zyrtaret përpos që punojnë për pagat e tyre dhe nen kushtet të vështira ata mbrojtjen e vendit e kanë mision të betimit të tyre dhe në rast të një situate të ngjashme me 24 shtator prapë djemtë dhe vajzat me të mira të sigurisë do të jenë në kryer të sigurisë dhe detyrave që kanë”, ka thënë ai për Infokus.
Albanian Post: Njësia Speciale Intervenuese (NjSI/FIT) po shqyrton largimin nga radhët e policisë

T� tjera
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...
-
“E ndjera i kishte paralajmëru – Duhet të shqyrtohet përgjegjësia e secilit”, Haradinaj për vrasjen e Arlinda Zekajt
Ish-kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i ftuar në Pressing në T7, foli ...
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...































