Alarmon Nehat Mustafa: Komuna e Ferizajt, sponsorizon botimin e librit që akuzon deri në tradhti ish-krerët e UÇK dhe PDK që janë në Hagë
Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 30 June 2023
Nehat Mustafa nga Qendra për Avancimin e Performancës së Arsimit në Kosovë ka ngritur një shqetësim në profilin e tij të Facebook.
Sipas tij, komuna e Ferizajt ka vendosur ta sponsorizojë botimin e një libri që akuzon deri në tradhti ish- krerët e UÇK dhe PDK që janë në Hagë.
Lexo Edhe:
Ове заборављене таблете чисте крвне судове за 3 дана
Osmani flet për herë të parë për draftin e Ramës dhe anulimin e mbledhjes …
“Ditë më parë dëgjova që Komuna e Ferizajt ( Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit), në vitin 2021 kishte sponorizur për botim një libër në të cilin sulmoheshin në mënyrën më të ulët ish krerët e UÇK-së që tanimë ishin padrejtësisht në Hagë, e me theks të veçantë ish krerët e PDK, respektivisht ish Presidenti Thaçi dhe ish Kryekuvendari Veseli”, ka shkruar Mustafa.
Thotë se fillimisht nuk e ka besuar këtë lajm, prandaj ka filluar ta kërkonte një ekzemplar të librit.
“Kudo që kërkoja hezitonin të ma huazonin, mbase e dinin se unë edhe mund ta bëja publike këtë paturpësi institucionale. Më në fund arrita ta gjejë një exemplar të librit “Degradimi i Pavarësisë së Kosovës “.
Ky është statusi i plotë i Nehat Mustafës:
Me të filluar shfletimin , menjëhër bindem për ato që kisha dëgjuar lidhur me përmbajtjen e librit. Në këtë postim timin, unë nuk do merrem me analizën ( kritikën ) e librit, dhe as nuk dua të hapë polemikë me autorin, sepse konsieroj që secili ka të drejtë të shprehë mendimet e tija dhe kjo është lirija e fjalës e njohur edhe me kushtetutën tonë. Dallimi është se bindjet private duhet të financohen nga vet autorët, donatorë privat apo organizata që nuk financohen nga taksat e qytetarëve.
Pra, unë po e shtroj për diskutim çështjen se si ka mundësi që Komuna e Ferizajt të sponzorizoj për botim libra me përmbajtje të tillë ?
Logjika e thotë që institucionet duhet të sponzorizojnë për botim vepra që janë në të mirën e publikur të gjërë . Prandaj, është koha ë zyrtarët nga DKRS të dalin dhe të tregojnë cilat janë të mirat që i ka sjellur publikut libri në fjalë ?
Unë e kuptoj që kapacitetet e udhëqësve të DKRS mund të jenë të kufizuara për të vlerësuar përmbajtjet dhe vlerat e veprave që kërkojnë përkrahje për botim, por rendi e do që secila komunë duhet ta ketë një Këshillin Komunal për Botime që do të përbëhej prej shkrimtarëve e intelektualëve të fushave të ndryshme e të cilët do të jepnin një vlerësim të tyre se cila vepër meriton të botohet me parat e taksapaguesve të komunës sonë.
Komuna e Ferizajt udhëhiqet nga PDK dhe e ka obligim moral që të deklarohet publikisht se si qëndron e vërteta e sponzorizimit të këtij libri ku ish krerët e luftës e të shtetit dhe po ashtu ish themeluesit e udhëheqësit e PDK konsiderohen degradues e shkatërrues të Pavarësisë së Kosovës ; njerëz që qëndrojnë prapa vrasjeve politike; njerëz që udhëheqin këtë parti nga HAGA; njërëz që kanë zbatu e implementu planet serbo – ruse, etj. Sulmohen e etiketohen edhe udhëheqësit e tanishëm të PDK, fyhen e bullizohen deputetë të saj dhe jo pa qëllim të gjithë nga jë zonë e caktuar. Pothuaj secila foto në libët është me porosi në vetë për të krijuar opinion , disa prej të cilve po ia bashkangjes këtij postimi. Pra, Komuna e Ferizajt duhet të deklarohet se distancohet nga kjo pjesë e këtij libri, apo i qëndronë mbrapa përmbajtjes së tillë ?
Flitet që për këto dy vite janë përgaditur disa reagime për përmbajtjen e librit, por që të gjitha janë heshtur me porosi nga “lart” se reagimet eventuale e rikthejnë vëmendjen tek libri dhe gabimi i komunës !!!
Ps: Kushdo që komentoni, ju lus që ti përmbaheni etikës së të shkruarit në publik dhe ti evitoni fyerjet e etikemet për cilindo përson apo organizatë !
Të tjera
-
Policia me aksion në degën e ATK-së në Gjakovë
Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po raportohet se kan...
-
Sụlmohet fizikisht një burrë në Obiliq, arrestohet i dyshuari
Një burrë është arrestuar në Obiliq, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht ...
-
Zbulohet tuneli i fshehtë mes SHBA dhe Meksikës
Një tunel i fshehtë mes SHBA-së dhe Meksikës do të mbyllet pasi u zbulua në f...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Edhe sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, po vazhdon procesi i g...
-
TikTok rikthehet në ShBA
Rreth 12 orë pas ndalimit në Shtetet e Bashkuara, TikTok është rikthyer për s...
-
Agnes, e mbijetuara e Aushvicit: Sot bota nën mizori, nuk mësoi nga ‘ferri i ferreve’
”Bota po përjeton mizori të tmerrshme, duke dëshmuar se mësimet nuk nxirren m...
-
Urdhrat ekzekutivë që pritet të nënshkruajë Trump pas betimit
Donald Trump pritet të nënshkruajë një mori urdhrash ekzekutivë në fillim të ...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Donald Trump sot betohet si president i SHBA-ve
Sot, Donald Trump do të betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara...
-
Cilët liderë të huaj do të marrin pjesë në inaugurimin e Trump – dhe kush jo?
Presidenti i sapozgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të betohe...
-
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitete me rastin e inaugurimit të Trumpit si president
Sot, Donald Trump betohet si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara të Am...
-
12 vjet nga heqja e lapidarit të UÇPMB-së
Sot mbushen 12 vjet nga largimi i pllakës përkujtimore të dëshmorëve të kombi...