Lajme

Alarmon ministri i Mbrojtjes së Ukrainës, rusët më shumë kanë vrarë civilë se sa ushtarë ukrainas

Autori: Gazeta inFokus 09:48 | 11 March 2022

Ministri i mbrojtjes i Ukrainës ka deklaruar se forcat ruse kanë vrarë më shumë civilë ukrainas se ushtarë.

“Unë dua që kjo të dëgjohet jo vetëm në Kiev, por në të gjithë botën,” tha Oleksii Reznikov, raporton Reuters.

Sipas shifrave të fundit nga zyra e Komisionerit të Lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, nga ora 4 e mëngjesit e 24 shkurtit deri në mesnatën e 9 marsit, 549 njerëz ishin vrarë dhe 957 janë plagosur.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Aeroporti “Adem Jashari” ka një kërkesë për udhëtarët që kanë humbur valixhet e tyre

Të tjera