Lajme

Alarmon mikrobiologia e VV-së: Dhomat ku janë të shtrirë pacientët me COVID-19 kanë shumë defekte

Autori: Gazeta inFokus 17:15 | 07 August 2020

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku në seancën e Kuvendit të Kosovës ka thënë se sistemi i shëndetësisë tashmë është tejet i ngarkuar dhe nuk po mund tu dalin në ndihmë as pacientëve që kanë thjesht nevojë për oksigjen.

“Tashmë trajtimi është i vështirësuar sidomos të pacientët që kanë nevojë për oksigjnoterapi. Ne kemi fol shumë për respirator dhe intubim por ne faktikisht nuk po kemi mundësi të iu ndihmojmë thjesht personave që kanë nevojë për oksigjen”, ka thënë Kollçaku.

Ajo po ashtu ka thënë se në dhomat ku po trajtohen pacientët me të infektuar me COVID-19 kanë defekte e probleme të shumta, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Dhe shumë pikëpyetje janë të ngritura nga pacientët e sidomos familjarët e tyre të cilët japin vërejtje në baza ditore se ka defekte pra në secilën dhomë ku ka pacientë ka defekte brenda ditës disa herë. Ne kërkojmë nga të gjithë kujdestarët në të gjitha spitalet që çdo defekt të regjistrohet dhe të paraqitet pasi kjo rrezikon jo vetëm jetën e pacienteve por në anën tjetër ju po shihni se sa kemi edhe një numër shumë të madh të profesionistëve shëndetësore të cilët nuk ndihen të sigurte që të iu ofrojnë shërbimet atyre që kanë nevojë”, ka thënë ajo./Gazeta iFokus/

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera