Alarmon Lul Raka: Variantet e reja të COVID-19 të merren seriozisht
Autori: Gazeta inFokus
11:44 | 07 April 2021
Mikrobiologu Lul Raka ngre alarmin për variantin britanik të COVID-19, pasi sipas tij, ka shpejtësi më të madhe të përhapjes.
“Nëse shpejtësinë e përhapjes e ka deri në 70 për qind më të lartë atëherë kjo do të thotë se një numër shumë i madh i njerëzve mund të infektohen në një periudhë kohore shumë më të shpejtë dhe kjo automatikisht do ta rriste numrin e hospitalizimeve, do ta rriste edhe numrin e vdekjeve. Prandaj këto variante duhet të jenë alarm për të gjithë”, tha Raka.
Ai ka folur edhe për efektin e vaksinës te variantet e reja të koronavirusit.
“Vaksina është element shumë i rëndësishëm edhe në uljen e varianteve të reja sepse ndryshimi është normal te të gjithë viruset sidomos te viruset ku bën pjesë Covid-19”, shpjegoi Raka.
Ndryshe, ditë më parë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bëri të ditur se ka rritje të rasteve të infektimeve me variantin britanik.Një studimi i botuar së fundi në “British Medical Journal” vë në dukje se personat e infektuar me variantin britanik kishin ndërmjet 30% deri 100% më shumë të ngjarë të vdisnin sesa ata të infektuar me variante të tjera, me një normë mesatare rreth 64%.
Që pas zbulimit për herë të parë shtatorin e kaluar në juglindje të Britanisë, ky varianti është përhapur në më shumë se 100 vende. Studime të mëparshme tregojnë se varianti britanik është shumë më ngjitës sesa varianti i parë i virusit.
Të tjera
-
Deputeti i AAK-së kërkon që Vitia të raportojë në Kuvend lidhur me refuzimin e kontratës me Pfizer
Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Koso...
-
Haxhiu thotë se ka siguruar deri në 3 milionë vaksina Pfizer, thotë se kërkohet vetëm miratimi i MSH’së
Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu thotë se ka arritur të kontaktojë me kompaninë...
-
Zgjedhjet në Shqipëri do t’i monitorojnë 65 vëzhgues nga asambleja e OSBE
Rreth 65 vëzhgues nga Asambleja Parlamentare e OSBE do të vendosen javën e ar...
-
Prizreni “vlon” nga qytetarët pas iftarit
Pavarësisht masave anti-Covid, në mbrëmjen e sotme qytetarë të shumtë janë gr...
-
PDK: Me pas shtet si duhet, Vitinë pas konferencës, do të duhej ta priste Prokurori me Policinë
Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar me anë të një shkrimi në Facebook ...
-
110 pacientë me Covid-19 në Klinikën Infektive, 90 për qind me oksigjeno-terapi
Po vazhdojnë shifrat e larta të të vdekurve dhe rasteve të reja me Covid-19, ...
-
Pse s’po publikohet plani i Qeverisë Kurti II, flet Mimoza Kusari-Lila
Mimoza Kusar-Lila, ushtruese e detyrës së Kryetares së Grupit Parlamentar të ...
-
A refuzoi Arben Vitia të nënshkruaj kontratën për vaksina, flasin nga Pfizer dhe BioNTech
Kompania amerikano-gjermane Pfizer dhe BioNTech në një përgjigje ekskluzive p...
-
Mbi 12 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri i r...
-
Nushi për ministrin Vitia: Dr. Hipokriti po e trajton procesin e vaksinave si sekret shtetëror
Anëtari i PSD’së, Nol Nushi, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në faceboo...
-
Serbia do të fillojë të prodhojë vaksinën Sputnik V në maj
Serbia planifikon të fillojë prodhimin e vaksinës Sputnik V të Rusisë kundër ...
-
Të burgosurit e Smrekonicës kanë disa kërkesa për presidentën e kryeministrin
Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publik...