Lajme

Alarmon Krasniqi: Katër zyrtarë u larguan me detyrim nga pozitat udhëheqëse në Spitalin e Mitrovicës

Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 08 December 2023

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi ka thënë se qeveria Kurti siç po e quan ajo “virusi” po e rrezikon shëndetësinë.

Deputetja Krasniqi ka thënë se kjo qeveri ka larguar me detyrim nga pozitat udhëheqëse katër zyrtarë shëndetësore në spitalin e Mitrovicës.

“Qeveria Kurti ‘virusi’ që po e rrezikon shëndetësinë!  Largimi me detyrim nga pozitat udhëheqëse të katër zyrtarëve shëndetësorë në Spitalin e Mitrovicës është alarm i për sistemin shëndetësor, i cili çdo ditë e më tutje po ballafaqohet me ikje të mjekëve, si pasojë e kushteve dhe hapësirës së cunguar në përmbushjen e detyrave të tyre, gjë për të cilën fajet i ka politika e cila duhet të mbaj duart larg nga shëndetësia. Ajo që po ndodh tani në sistemin shëndetësor nuk ka ndodhur asnjëherë më parë dhe pasojat, fatkeqësisht do të jenë fatale për vendin’, shkruan deputetja e LDK-së./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera