Fokus

Alarmon ish kryeshefi ekzekutiv i KQZ-së: Vendimi për diasporën hap mundësi për keqpërdorime me vota

Autori: H. Smajli 16:39 | 12 January 2021

Ish shefi ekzekutiv i Komisionit Qendror Zgjedhor, Mazllum Baraliu po e quan të kundërligjshëm vendimin e këtij institucioni për të verifikuar përmes telefonit votat nga diaspora.

Ai në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se me këtë vendim mund edhe të abuzohet me votat në forma të ndryshme.

“Me këtë vendim mund të abuzohet nga forma të ndryshme dhe segmente të caktuara të atyre eksponentëve që kanë kontakt me diasporën, qofshin nga sekretariati qofshin nga njerëzit që caktohen nga KQZ-ja gajtë procesit elektoral që i kontaktojnë ata, të cilët mund të kenë qoftë afrimitete, qoftë disfavore ose bindje negative ndaj një subjekti politik tjetër duke pasur parasysh edhe faktin se si janë riaktivizuar subjektet politike për të përfituar sa më shumë votues nga diaspora”, ka thënë Baraliu.

-Advertisement-

E ky vendim sipas tij është edhe një përgjigje kundër Vetëvendosjes, shkruan Gazeta inFokus.

“Të gjitha partitë politike janë aktivizuar pas 12 viteve që nuk janë marrë fare me diasporën, kanë aktivizuar qendrat e tyre të instalimit dhe të ndikimit të tyre atje në mënyrë që të marrin më shumë vota. Dhe kjo si duket është një përgjigje ndaj Vetëvendosjes e cila kishte pak më shumë përkrahje nga atje, jo siç mendojnë këta por kishte më shumë të interesuar që të votonin nga diaspora”, ka thënë analisti.

E këtë vendim të Komisionit Qendror Zgjedhor e ka kundërshtuar edhe Lëvizja Vetëvendosje, ani pse u votua edhe nga përfaqësuesi i kësaj partie në KQZ.

VV-ja gjatë ditës ka dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa në lidhje me këtë vendim për verifikimin e votave nga diaspora./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera