Lajme

Alarmon ish drejtori i spitalit në Preshevë: Sapo u nisën 11 minibusë me të rinj për në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 16 August 2022

Ish drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Driton Salihu ka thënë se në Preshevë vetëm sot janë nisur 11 minibusë me të rinj për në Gjermani.

Ai ka thënë se këtë gjë e pa vetë , “Veç un çka i pash, 11 minibusa sapo u nisën nga Presheva me rini për Gjermani”, shkruan shkurt Salihu.

Ikja e të rinjve kosovarë nga vendi tashmë është shndërruar në një fenomen.

-Advertisement-

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës vetëm në vitin 2021 nga vendi emigruan 42,728 persona e 40% prej tyre i takonin moshave më të reja dhe ky trend duket të jetë në rritje.

Faktorët kryesor për largimin e popullatës, janë kriza ekonomike, papunësia dhe mos krijimi i mundësive për punësim e mungesa e perspektivës./Gazeta Infokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare

Të tjera