Lajme

Alarmon Infektologu Ilir Tolaj, tubimet elektorale vatër e infeksioneve

Autori: Doresa Geci 18:23 | 19 January 2021

Partitë politike tash e disa javë kanë filluar tubimet elektorale.

Ndonëse ende zyrtarisht nuk është hapur fushata zgjedhore, organizimet nëpër oda e salla të dasmave nuk po mungojnë, shkruan Gazeta Infokus.

Infektologu, Ilir Tolaj, në një intervistë për Gazetën Infokus, është shprehur se këto tubime po rritin mundësinë që kosovarët të infektohen më shumë nga koronavirus.

-Advertisement-

“Në një ambient të tillë ku po e zëmë se janë 30,40 ose 50 persona ku askush nuk mbanë maskë, ku ventilim është minimal për shkak të motit të ftoftë, mjafton vetëm një person të jetë i infektuar dhe të infektoj dhjetëra persona. Pra në ambiente të tilla rreziku është potencial dhe në këtë aspekt përpos që duhet të jetë dora e shteti në kuptim të përmbushjes se masave të proklamuara e rëndësishme të ketë më shumë përgjegjësi nga liderët e politikë”, ka thënë Tolaj për Infokus.

Më poshtë e gjeni të plotë intervistën me Ilir Tolajn./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera