Lajme

Alarmon Haxhiu: Klinikat me Covid-19 janë shndërruar në vatra të përhapjes së virusit

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 26 November 2020

Anëtari i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Bekim Haxhiu ka thënë se spitalet në Kosovë janë në limitin e kolapsimit.

Haxhiu thotë se edhe dhomat e pacientëve të infektuar me koronavirus janë të mbushura me familjarë e edhe korridoret janë të mbushura me civilë e familjarë të pacientëve, kështu që sipas tij ato janë shndërruar në vatër të infektimit.

“Vërtetë jemi të çuditshëm. Edhe në këtë situatë alarmante të përhapjes së virusit, jemi të pavetëdijshëm se çfarë mund të na sjellë e nesërmja. Spitalet tona janë në limitin e fundit para kolapsimit”, shkroi ai.

-Advertisement-

Sipas deputetit madje ka probleme organizative, profesionale e shëndetësore, shkruan Gazeta inFokus.

“Klinikat me COVID-19 janë shndërruar në vatra kryesore të përhapjes së koronavirusit”, shkruan tutje ai duke shtuar se kë korridore, nuk mund të gjendet as sterilizues e as nuk ka aparate për dezinfektim.

“Propozoj që MSH të bëjë rifreskim të stafit duke angazhuar vullnetarë”, thotë tutje ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera