Alarmon FSSHK: Situata me COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit, Kosova po bëhet Wuhan i Ballkanit
Autori: Gazeta inFokus 17:06 | 10 July 2020
Federata e Sindikatave e Shëndetësisë së Kosovës, ka apeluar te qytetarët e vendit që të dëgjojnë vetëm këshillat e profesionistëve shëndetësorë dhe IKSHPK-së, e jo politi-kanëve.
FSSHK alarmon se situata me Covid-19 është duke dalë nga kontrolli dhe për këtë ka fajësuar më shumë politikën.
Në apelin e FSSHK-së jepen edhe disa rekomandime për parandalimin e Covid-19.
Ky është apeli i FSSHK-së:
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës apelon për Politikë apo Shëndetësi.
Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës duke qenë para një kolapsi në shëndetësi ju njoftojmë se situata është duke dalur jashtë kontrollit dhe kjo falë politikave të ndyra të gjitha partive politike.
Të gjitha këto veprime burokratike nga pozita dhe opozita në emër të të ashtuquajturave ligje është duke e përshkallëzuar situatën e keqe me COVID-19.
Në këtë situatë FSSHK edhe njëherë bën apel që të DËGJOHEN profesionistët shëndetësor të IKSHPK-së, apelet e Prof. Dr. Lul Rakës dhe të njerëzve që po merren direkt me luftimin e Pandemisë, e kursesi të mos dëgjohen Komisionet Ad-hoc të formuara nga politika.
Ministër Zemaj, asnjë justifikim politik nuk vlen në këtë kohë nëse ju e bëni në bazë të burokracisë dhe veprimeve partiake.
FSSHK edhe njëherë alarmon që nëse Qeveria aktuale dhe partitë politike pozitë dhe opozitë nuk veprojnë në lidhje me Pandeminë COVID-19 neve do të jemi Wuhan i Ballkanit.
FSSHK rekomandon:
1. Të rritet numri i testimeve urgjentisht(të mos priten donatorët);
2. Të bëhen testet nëpër Komuna dhe institucione private;
3. Të dyfishohet buxheti për shëndetësi(punësimi i punëtorëve shëndetësor pa burokraci dhe referenca politike) si dhe të stimulohen punëtorët shëndetësor që janë të stërlodhur;
4. Të dëgjohen VETËM dhe VETËM instruksionet e profesionistëve shëndetësor;
5. Në të kundërtën punëtorët shëndetësor nuk marrin asnjë përgjegjësi ligjore në rrjedhën e mëtutjeshme të përkeqësimit eventual të situatës.
Një porosi nga Kryetari i FSSHK-së Dr. Blerim Syla (qerasni mikun tuaj me një maskë në vend të një kafeje në ditë ) me këtë do ia dalim.
Të tjera
-
Përplasje e ashpër në Komisionin për Integrime, kërkohet dorëheqja e ministres Hajdari
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka raportu...
-
BE vendos sanksione ndaj katër kolonëve izraelitë
Katër kolonë ekstremistë izraelitë në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerus...
-
Dogana e Kosovës sekuestron mbi tre mijë mbrojtëse të telefonave me marka të falsifikuara
Njësitë e Doganës gjatë kontrolleve kanë arritur të parandalojnë futjen e...
-
Dyshohet për dhúnë në familje, IPK rekomandon suspendimin e një kapiteni policor
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) i ka rekomanduar Policisë së Kosovës sus...
-
Zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, kritikohet Kurti për përçarje të shqiptarëve
Më 24 prill do të mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Maqedoni...
-
“Rrenë e kulluar elektorale”, Haradinaj i reagon Qeverisë për autostradën e Dukagjinit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar nd...
-
SHBA vendos veto ndaj anëtarësimit të plotë të Palestinës në OKB
Më 18 prill, për shkak të votës veto të SHBA-së, projekt-rezoluta për t'i rek...
-
Policia kërkon bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e dy personave
Policia e Kosovës ka njoftuar qytetarët duke kërkuar bashkëpunim për gjetjen ...
-
Gjykata merr vendim për Akil Gjakoven, i ndalon afrimin ndaj bashkëshortës në distancë prej 50 metrash
Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm Penal, ka refuzuar kë...
-
Lajçaku thotë se anëtarësimi në BE, është nxitja më e fortë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve siç ka Kosova dhe Serbia
Ndërmjetësuesi i BE-së, për dialogun, Miroslav Lajçak ka thënë sot se perspek...
-
Ferizaj: Djali e rrāh babain, e sülmon me kubëz betoni dhe tenton ta godās me veturë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të enjten në Ferizaj. Si rezultat i një mos...
-
Mentor Beqiri në paraburgim, dështon seanca për detyrimin 2.8 milionësh ndaj ATK-së
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka dështuar të mbahet një gjykim për një...