Fokus

Alarmon Eman Rrahmani: Nxënësja me mbulesë nga Peja akoma nuk është kthyer në shkollë

Autori: Gazeta inFokus 21:44 | 03 October 2024

Deputeti Eman Rrahmani ka treguar në emisionin “Infotalks” në Gazeta Infokus se një nxënëse me mbulesë në Pejë akoma nuk ka nisur që të vijoj mësimin.

Rrahmani ka thënë se ka informacione që vajza akoma nuk është rikthyer në bankat shkollore, për shkak të disa paqartësive.

“Fatkeqësisht, ministria ju ka drejtu me një shkresë drejtorisë komunale të arsimit për me e rikthy vajzën, mirëpo ka qenë shumë e paqartë sipas informacioneve që i kam. Më shumë një kërkesë apo lutje sesa vendimarje dhe për këtë pikë unë i bëj thirrje edhe prej këtu ministres Nagavci që ta shfuqizoj udhëzimin e jashtëligjshëm administrativ, për shkak se ai udhëzim nga Zyra Ligjore e Kryeministrit ka interpretim që është i jashtëligjshëm dhe është e turpshme që për shkak të një udhëzimi të tillë dhe për shkak të neglizhencës së ministres Nagavci, sot e më shumë se një muaj vajza është jashtë bankave shkollore”, ka deklaruar Rrahmani. për “Infotalks”.

-Advertisement-

Për këtë që ka ndodhur, ai ka thënë se ministrja Nagavci mund të përballet edhe me përgjegjësi penale.

Kjo është një përgjegjësi direkte e ministres Nagavci, e për këtë unë besoj se do të ketë edhe përgjegjësi politike në të ardhmen, mirëpo do të duhej të kishte edhe përgjegjësi penale nga institucionet për shkak se është person kyç i moszbatimit të një vendimi si duhet që sot një vajzë dhe më herët shumë vajza të tjera të mbesin jashtë bankave shkollore. Unë kam diskutu me të më parë, nuk ka pas vullnet, ajo nuk ka dëshirë që ai udhëzim me u tërhek. Mbetet në ndërgjegjen e saj dhe besoj që në zgjedhjet e ardhshme do ta merr edhe ndëshkimin politik pikërisht për këtë arsye”, ka deklaruar Rrahmani.

Nxënëses me inicialet A.D i është ndaluar vijimi i procesit mësimor që nga dy shtatori. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera