Alarmon eksperti i sigurisë: Situata në veri mund të na kthejë në vitet 99-të, kjo mund të jete kërkesa e ndërkombëtarëve
Autori: Samire Jaha
14:29 | 24 September 2023
Eksperti i sigurisë Bedri Elezi ka thënë se sulmet në veri të Mitrovicës të cilat ndodhën sot herët në mengjes e që janë duke vazhduar e ku si pasojë mbeti i vrarë reshteri i Policisë së Kosovës dhe një zyrtar tjetër u plagos rëndë, do të vazhdojnë ende, shkruan Gazeta Infokus.
Ai në një prononcim për Infokus thotë se nga kjo situatë mund të kemi probleme jo vetëm në veriun e Mitrovicës por edhe në gjithë terirorin e Kosovës dhe në Ballkan.
“Mund të themi se në bazë të asaj që deri më tani dihet apo edhE shihet këto zhvillime do të vazhdojnë tutje dhe mund të kalojmë edhe në një situatë akoma më të rëndë në kohën kur faktori ndërkombëtar është duke bërë përpjekje për të arritur që palët të punojnë ngusht për shtënsionimin e situatës së sigurisë ku na tani kemi vetëm një eskallim i cili duket që do të vazjdojë tutje dhe duket që do të kemi probleme edhe më shumë në veriun e Mitrovicës, apo mund të tthemi se mund të kemi probleme në gjithë teritorin e Kosovës por edhe në Ballkan”, ka deklaruar Elezi për Infokus.
Ndryshe ai tha se përkundër që ShBA-të dhe BE-ja ka bërë presion ndaj Prishtinës për të vepruar në mënyrë që të mos jep justifikime për veprime të tilla ajo veproi duke i japur një qasje tjetër diologut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian kishin ushtruar një presion ndaj Prishtinës zyrtare për të vepruar në mënyrë që të mos kemi mundësi që të ju japim justifikime grupeve kriminale apo grupeve të caktuara për të organizuar aktivitete të dhunshme si këto të fundit por që në fakt nuk kishte një reflektim të duhur me cka Prishtina zyrtare vendosi që të organizoj mund të themi një qasje tjetër zhvillimit të dialogut së fundmi ndoshta edhe duke tentuar që të shkëputet prej casjes të cilët akutualisht e ka BE-ja në qështjen e dialogut. Ne e kemi parë deklaratat publike të qeverisë së Kosovës e cila akuzon faktorin ndërkombëtar sidomos Bashkimin Evropian si një institucion i njëanshëm dhe një institucion i cili po ndihmon Serbinë dhe po dëmton rëndë interesat e popullit të Kosovës”, ka thënë tutje Elezi.
Ndërkaq sipas eskpertit të sigurisë kjo situatë pritet të jetë më e rëndë e ku do ta kthejë Kosovën në situatat e viteve 99-ta.
“Kjo situatë e cila ndoshta pritet të jetë më e rëndë se tani do të kthejë Kosovën në një situatë të kohës të vitete 1999, ku mund të kemi kërkesë të faktorit ndërkombëtar dhe Serbisë dhe serbëve lokal për një zonë të kontrolluar dhe të garantuar nga forcat nërkombëtare në këtë të kalojë veriu i Mitrovicës në komunat me shumicë serbe për të cilat mund të thuhet se tani më nuk ka kushte të jetesës së përbashkët mes shqiptarëve dhe shqiptarëve e vecmas mes Policëve të Kosovës dhe qytetarëve serb që potencialisht mund të thonë se Prishtina zyrtare është duke parë me një sy tjetër qytetarët dhe në vazhdimësi është duke promovuar dhunën atje dhe duke u thirrur në qasjen që e ka qeveria aktuale për qështjen e Asociacionit dhe serbës sipas tyre mund të mos kenë garanci se do të ipen të drejtat e tyre sikur të ishte marrëveshja 2013- 2015”, thotë Elezi për Infokus.
E duke i referuar rrezikut që kur ndërpritet dialogu ndodh lufta dhe kur ndalet lufta duhet të ndodh dialogu, Elezi thotë se kjo situatë duhet që të trajtohet me seriozitetin më të lartë për të mos rrezikuar edhe më shumë jetën e qytetarëve.
“Neve në momentin që e kemi parë që ka tentime për të u larguar nga dialogu sigurisht që jemi shqetësuar sepse ekziston gjithmonë rreziku që kur ndërpritet dialogu është lufta dhe kur ndërpritet lufta është dialogu prandaj referu kësaj situate aktuale duhet që të trajtohet me serioizitetin më të lart duhet të bëhet një përpjekje serioze për deeskalimin e situatës së sigurisë, personat të cilët janë tani më në vend me armatimin dhe të cilët janë të gatshëm të luftojnë me institucionet e Republikës së Kosovës të vihen para drejtësisë të bindet KFOR-I në këtë rast dhe faktori ndërkombëtar për të arritur që të arrestojnë të gjithë ata persona të cilët kanë cënu sigurinë kombëtare dhe duke e rrezikuar jetën e qytetarëve në përgjithësi dhe poashtu janë duke bërë veprime kundër kushtetutë së Kosovës”, ka thënë eksperti i sigurisë.
E krejt në fund Elezi tha për Infokus se një zhvillim të tillë tashmë edhe ishte paralajmëruar nga presidenti serb.
“Neve duhet të bindim edhe KFOR-in të cilët janë present që të mbështesin Policinë e Kosovës për të gjetur depon e armatimeve ku këta persona i kanë edh ebazat e ndryshme të cilat I shfrytëzojnë për organizimin e aktiviteteve uftarake, gjithashtu edhe arrestimin e 10 personave të cilët do të vazhdojnë edhe tutje për ta minu sigurinë dhe për ta rreziku jetën e qytetarëve dhe zyrtave dhe përfaqësuesve të tjerë të sigurisë dhe poashtu pëe të mbajtur debrisht republikën e Kosovës në vazhdimësi dhe poashtu duke kërcënuar ballkanin për një aktivitet lufte sidomos kur marrim në konsideratë deklaratën e presidentit të pjesës së serbëve në Bosnje I cili në fakt kishte paralajmëruar zhvillime të tilla”, deklaroi Elezi.
Ndryshe sot ka mbetur i vrarë reshteri Afrim Bunjaku, si dhe zyrtari Alban Rashiti ka mbetur rëndë i lënduar pas sulmeve me armë nga grupet kriminale serbe./Gazeta Infokus/
Vjen reagimi edhe nga BE: Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...


































