Alarmon eksperti i sigurisë ,“Serbët janë kërcënuar me jetë prandaj nuk po marrin pjesë në zgjedhje”
Autori: Samire Jaha
16:05 | 23 Prill 2023
Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunave në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, shkruan Gazeta Infokus.
Një pjesëmarrje shumë e ulët e qytetarëve për të marrur pjesë në këto zgjedhje është vërejtur, e siç duket arsyet janë kërcënimet që kanë marrur vetë qytetarët,
Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se serbët janë kërcënuar nga strukturat e shërbimeve sekrete dhe kriminale serbe të cilat veprojnë në veriun e Mitrovicës.
Sipas tij këto struktura i kanë shkuar derë më derë në shtëpinë e serbëve e ku i kanë kërcënuar me jetë ata nëse marrin pjesë në zgjedhjet e sotshme.
“Strukturat e shërbimeve sekrete dhe kriminale serbe të cilat veprojnë në veriun e Mitrovicës kanë shkuar derë më derë në shtëpitë e serbëve të cilët jetojnë në komunat në veriut e Mitrovicës, duke i kërcënuar me jetë nëse ata marrin pjesë në zgjedhje. Institucionet e zbatimit të ligjit e sidomos Institucionet e sigurisë nuk kanë arritur të ofrojnë siguri për ata qytetar të cilat janë të interesuar të jenë lojal ndaj Prishtinës zyrtare, dhe kështu këta qytetar janë të detyruar të i bindën urdhrave të grupeve kriminale serbe në këto komuna”, ka deklaruar Elezi për Infokus.
Ai tutje tha se Lista Serbe është subjekt politik si instrument i presidentit serb Aleksandër Vuçiq të cilët kanë organizuar të gjitha aktivitetet e dhunshme në veriun e Mitrovicës.
“Lista Serbska është subjekti politik I cili është i instrument i Vuçiqit, subjekt i cili ka organizuar të gjitha aktivitetet e dhunshme në veriun e Mitrovicës. Ky subjekt politik është duke kërcënuar qytetarë serb në veriun e Mitrovicës për mos të dalë për të votuar”, ka shtuar Elezi.
Po ashtu në bazë të kësaj eksperti i sigurisë potencoi se Kosova ka dështuar të vendos drejtësi për të gjithë ata persona që kanë kryer vepra të shumta penale.
“Aktualisht jemi duke parë një pjesëmarrjeje tejet të ulët të qytetarëve për të votuar, e sidomos qytetarët nga komuniteti serb. Në fakt kjo pjesëmarrje e ulët ishte e pritur nga ana jone, ngase ne kemi qenë të vetëdijshëm se qytetarët serb nuk do të mund të votojnë, sepse janë të kërcënuar nga strukturat e shërbimeve sekrete serbe. Kosova ka dështuar të vendos para drejtësisë të gjithë ata persona të cilët deri më tani kanë kryer vepra të shumta penale, kështu duke dhunuar shumë qytetar nga komuniteti serb, po ashtu këta persona anëtar të grupeve kriminale të cilat mbështetën nga Beogradi zyrtar kane kanosur shume qytetar si dhe kanë dëmtuar pronat e tyre, e sidomos kanë djegur veturat me targa RKS”, ka thënë Elezi për Infokus.
Ndërkaq Elezi tha se nëse pjesëmarrja e serbëve në votime do të jetë e vogël, atëherë nuk do të ketë incidente apo tensionim të situatës.
Mirëpo, eksperti i sigurisë nuk i anashkalon aktivitetet e dhunshme që mund të ndodhin pas zgjedhjeve. Ngase sipas tij, Serbia do të shkaktojë aktivitete duke krijuar arsyetimin se Kosova po pushton komunat serbe dhe për këtë të e fajësojë Qeverinë e Kosovës.
“Nëse pjesëmarrësja e serbëve në votime do të jetë e vogël, atëherë nuk duket se mund të kemi edhe incidente ngase si duket Beogradi e ka situatën nënë kontroll dhe nuk është e nevojshme të shkaktohen incidente. Në këtë rast Serbia po luan një lojë shumë të rrezikshme, ngase po mundohet aktivitetet e dhunshme të i organizoj pas zgjedhjeve duke krijuar arsyetimin se Kosova po pushton komunat serbe në veriun e Mitrovicës. Më këto veprime Sërbia po mendohet që eskalimin e situatës së sigurisë të e faturoj në adresën e qeverisë së republikës së Kosovës”, ka thënë tutje Elezi për Infokus.
Ndërkaq kujtojmë që deri në orën 15:00, procesi zgjedhor ka qenë i qetë dhe pa asnjë pengesë deri më tani.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencën e tretë të mbajtur sot ka treguar edhe të dhënat e fundit e pjesëmarrjes së qytetarëve në këto zgjedhje.
“Sipas të dhënave, pjesëmarrja e qytetarëve deri në orën 15:00 është si në vijim: Leposaviq: 110 votues, 0.83 % Zubin Potok: 240 votues, 3.6% Zveçan: 145 votues, 2.07% Mitrovicë e Veriut: 597 votues, 3.3 %”, tha Elezi.
Ndryshe ai ka treguar se konferenca e radhës do të mbahet në orën 19:30 edhe ku do të bëhet përmbyllja e këtij procesit zgjedhor./Gazeta Infokus/
Kjo është përqindja e qytetarëve që kanë votuar në Veri deri në ora 15:00

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...































