Alarmon eksperti i sigurisë: Qeveria e Kosovës të njoftojë botën për terrorin që serbët po bëjnë në veri
Autori: Samire Jaha 11:54 | 27 October 2022
Konvertimi i targave ilegale në ato të Republikës së Kosovës sipas vendimit të qeverisë ka bërë që qytetarëve serbë që i janë përmbajtur ligjit të iu djegën veturat e tyre, shkruan Gazeta Infokus.
E ngjarje të tilla vetëm brenda 24 orëve të fundit kanë qenë dy të tilla në Leposaviq.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, në një prononcim për Gazetën Infokus ka thënë se këto dy raste janë pjesë e terrorizmit të serbëve të veriut.
“Mediat e kontrolluara dhe pushteti prorus në Beograd janë përpjekur të krijojnë përshtypje të rreme për raportet ndër etnike në Kosovë. Edhe dy rastet e djegies se automjeteve brenda 24 orëve të fundit, janë pjesë e terrorizimit të serbëve të veriut të Republikës së Kosovës, jo vetëm kundër nesh si shqiptare, por edhe kundër sistemit demokrat perëndimor dhe në favor të Vladimir Putinit! Institucionet tona duhet t’i zbardhin këto raste; diplomacia jonë duhet ta njoftojë botën për këtë terror që Vuciqi e Radoiciqi po ia bëjnë serbëve të Kosovës dhe vet Kosovës. E pastaj, Evropa le t’i kalkulkuloje me delikatese! Ndoshta iu hapen sytë!”, ka deklaruar Musliu për Infokus.
Ndryshe ai ka shtuar se liria është përgjegjësi e çdo njeriu dhe kështu serbët e Kosovës rrjedhimisht duhet të luftojnë rrjetin e krimineleve të Milan Radoiçiqit me rezistence dhe mospajtim.
Po ashtu ai ka theksuar se Serbia në vazhdimësi ka fabrikuar ngjarje, edhe duke vrare serbë, për t’i nxitur banorët serbë të Kosovës kundër shqiptarëve.
“Liria është përgjegjësi e çdo njeriu. Rrjedhimisht, edhe serbët e Kosovës duhet ta luftojnë rrjetin e krimineleve të Milan Radoiçiqit me rezistence dhe mospajtim. Se paku, duhet te deklarohen me fuqishëm kundër shtypjes dhe presionit që ua bën atyre ky rrjet kriminal. Në vazhdimësi Serbia ka fabrikuar ngjarje, edhe duke vrarë serbë, për t’i nxitur banorët serbë të Kosovës kundër shqiptarëve”, ka deklaruar tutje Musliu për Infokus.
Ndryshe për konvertimin e këtyre targave kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar se nuk do të ketë shtyrje të afatit.
Edhe pse një gjë e tillë i është kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës po edhe nga Bashkimi Evropian, pasi kanë thënë se nuk duan tensionim të situatës në veri. Ndërkombëtarët konkretisht nga Kurti kanë kërkuar që vendimi për targat të shtyhet deri në 10 muaj./Gazeta Infokus/
Kurti kundër shtyrjes së afatit, mirëpo për 2 muaj vetëm 19 vetura konvertuan targat në RKS
Të tjera
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...
-
Kamala Harris planifikon një rikthim të madh politik
Zëvendëspresidentja e SHBA-së Kamala Harris nuk është bërë shumë e reklamuar ...