Lajme

Alarmon eksperti i sigurisë: Numri i personave që janë duke u rekrutuar nga Serbia, në bazat në kufi me Kosovën, ka kaluar mbi 300!

Autori: Gazeta inFokus 10:36 | 30 November 2023

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg, ka folur sërish për ngjarjet që kanë ndodhur muajt e fundit në veri të Kosovës.

Ai para takimit me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian ka thënë se incidentet që ndodhën në veri të Kosovës janë serioze dhe se duhet të qëndrojnë të fokusuar në Ballkanin Perëndimor.

Në lidhje me këto deklarata të Stoltenber ka folur për “Gazeta Blic” njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

-Advertisement-

Elezi tha se deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s duhet të analizohen dhe merren seriozisht.

“Në deklarimet e Stoltenberg në lidhje me situatën e sigurisë pas sulmeve të fundit që kanë ndodhur në veriun e Mitrovicës, përkatësisht në katër komunat me shumicë serbe, vërtet janë për t’u analizuar dhe për tu marrë seriozisht sepse vetë Shefi i NATO-s tha se duhet të kemi një vëmendje apo duhet të analizohet mundësia që të kemi një prani afatgjatë në Kosovë dhe po ashtu të shtojmë kapacitetet, trupat e forcave të NATO-s përkatësisht KFOR-it në rajon ngase ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës së sigurisë”

Ai tutje shtoi se të njëjtit kishin paralajmëruar edhe më herët në lidhje me rrezikun e përshkallëzimit të situatës së sigurisë.

Elezi tha se nga burimet që ata posedojnë ekzistojnë dy baza afër kufirit me Kosovën që janë duke kryer trajnime të qytetarëve për luftë.

“Në fakt ne kishim paralajmëruar edhe më parë se ekziston rreziku i përshkallëzimit të situatës së sigurisë sepse ekzistojnë informacione nga burime të mirnformuara se në dy baza të ndryshme në Serbi, përkatësisht 20 kilometra afër kufirit me Kosovën dyshohet se janë duke kryer trajnime dhe janë duke u rekrutuar qytetarë të rritur të cilët janë të gatshëm për luftë. Të njëjtit janë duke u trajnuar me qëllimin e vetëm për t’u futur brenda territorit të Republikës së Kosovës dhe për të organizuar aktivitete të dhunshme, të ngjashme me ato të 24 shtatorit. Këto aktivitete janë paralajmëruar nga serbët nën arsyen se Prishtina zyrtare nuk është duke i’u afruar të drejta serbëve në Kosovë dhe se këta serbë janë të detyruar për të zhvilluar edhe aktivitete të dhunshme siç janë luftimet me qëllimin e vetëm për t’iu siguruar të drejtat serbëve lokalë” deklaroi Elezi për “Gazeta Blic”

Elezi paralajmëroi se situata në veri mbetet serioze ngaqë një numër i madh i personave që kryen sulme së bashku me Radojiçiq janë aktulisht të lirë.

Ai tha se nga informacionet që ata posedojnë numri i personave të rekrutuar dhe që po kryejnë trajnime luftarake ka shkuar mbi 300.

“Në momentin që Prishtina zyrtare është duke lëvizur drejt realizimit të zotimeve për themelimin e Asociaionit dhe organizimin e zgjedhjeve, ne dimë që serbët edhe rusët të cilët janë të interesuar për destabilizimin e rajonit do të nxitojnë për aktivitete të dhunshme para se Prishtina Zyrtare të mundësojë themelimin e Asociaionit dhe zgjedhjet lokale sepse do të pamundësohej justifikimi i tyre për zhvillime të dhunshme me qëllim mbrojtjen e serbëve siç ata po thonë ”

“Prandaj edhe NATO edhe struktura të tjera të sigurisë dhe shërbimet partnere që veprojnë në Kosovë, DASH njëkohësisht dhe presidenti i Ukrainës kishin konfirmuar paralajmërimet që ne kishim bërë më parë se ekzison rreziku për sulme në veriun e Mitrovicës i ngjashëm apo më i koncentruar se ai i 24 shtatorit.Situata e sigurisë në veriun e Mitrovicës është serioze ngaqë siç e dimë se me 24 shtator numri më i madh i personave të cilët kishin kryer sulme terroriste po ashtu edhe vetë terroristët dhe udhëheqësi i tyre Milan Radojiçiq janë të lirë dhe të njëjtit paraqesin rrezik sepse ekzsiton rreziku, nga informacionet tona kredibile, të njëjtit janë duke u riorganizuar madje duke rekrutuar edhe persona të tjerë dhe numri i cili dyshohet se deri më tani ka arritur kalon mbi 300 dhe të njëjtit janë duke kryer trajnime luftarake me qëllim që këto trajnime t’i zbatojnë në aktivitete te dhunshme brenda Republikës së Kosovës” deklaroi Elezi në një intervistë dhënë për “Gazeta Blic”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera