Lajme

Alarmon djali i arsimtarit në gjimnazin “Sami Frashëri”, pasi del pozitiv me COVID-19

Autori: H. Smajli 11:25 | 29 September 2020

Drejtori i gjimnazit “Sami Frashëri” në Prishtinë, Fetah Zejnullahu, ka thënë se djali i njërit prej arsimtarëve në këtë gjimnaz ka dalë pozitiv me virusin COVID-19.

Zejnullahu në një prononcim për Gazetën inFokus ka thënë se arsimtari në fjalë menjëherë e ka bërë testin dhe ka dalë negativ.

Sipas drejtorit të gjimnazit, arsimtari nuk ka mbajt mësim, pasi e ka marrë vesh se djali i tij ka rezultuar pozitiv të premten, e menjëherë të shtunën është testuar e gjithë familja.

-Advertisement-

Ky arsimtar ka rezultuar negativ dhe pas dërgimit të rezultatit të testit në shkollë e ka filluar sërish mësimin.

“Të premten ka dalë pozitiv djali i njërit nga arsimtarët dhe menjëherë të shtunën e ka bë testin edhe ky arsimtar. Nuk ka pas mundësi me mbajt mësim pa e pru rezultatin e testit të cilin e ka bërë menjëherë të shtunën dhe ka rezultuar negativ, e ka dorëzuar tek ne dhe unë e kam dorëzuar tek organet e tjera kompetente”, ka thënë Zejnullahu./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera