Lajme

Alarmon DASH, Bosnja burim potencial i ekstremizmit të dhunshëm

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 22 July 2017

Bosnjë-Hercegovina është e pushtuar nga “ideologjia e dhunshme islamike dhe grupet ekstreme rajonale, duke përbërë një burim potencial të ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për luftën kundër terrorizmit më 2016.

“Forcat e sigurisë po e përcjellin me vëmendje të madhe lëvizjen e luftëtarëve të dyshuar të huaj, mirëpo koordinimi i agjencive të sigurisë nuk është në nivel të kënaqshëm”, thuhet në raport, përcjell sot Koha Ditore.

Pjesa e raportit amerikan për Bosnjë-Hercegovinën është pjesë e dokumentit gjithëpërfshirës, në të cilin bëhet e ditur se numri i sulmeve terroriste në botën mbarë dhe shifrat e të vrarëve në sulmet e tilla ka shënuar rënie të lehtë vitin e shkuar, për të dytin vit radhazi, nxitur nga rënia e shkallës së sulmeve në Afganistan, Siri, Nigeri dhe Pakistan.

-Advertisement-

Pjesa më e madhe e problemeve në koordinimin e punës së agjencive të ndryshme të sigurisë, bëjnë të ditur ata, burojnë nga rivalitetet institucionale, ndërsa është e dukshme edhe mungesa e kapaciteteve për hetime dhe procesim të aktakuzave ndaj luftëtarëve që kthehen në Bosnjë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera