Lajme

Alarmon Biden, paralajmëron botën se do të ketë krizë për bukë

Autori: Gazeta inFokus 14:55 | 25 March 2022

Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi mungesë të ushqimeve në mbarë botën për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin.

“Do të ketë krizë sepse Rusia dhe Ukraina janë hambari i Europës për grurë, për shembull”, tha Biden.

Siguria ushqimore dhe ndihma e përgjithshme humanitare, ishin temat kryesore të diskutimit në takimin e jashtëzakonshëm të Biden me krerët e NATO-s një ditë më parë në Bruksel. Takimi u thirr për të diskutuar mbi pushtimin e Ukrainës.

-Advertisement-

“Ne po punojmë me miqtë tanë europianë për të zbutur sa më shumë mungesën e ushqimeve. Gjithashtu, ne folëm edhe për një investim të madh amerikan në drejtim të sigurimit të nevojës për ndihmë humanitare, duke përfshirë ushqimet”, tha Biden.

Këtë të premte SHBA dhe BE nënshkruan një marrëveshje për gazin natyror të lëngshëm, me qëllim reduktimin e varësinë e Evropës nga energjia ruse.

Por edhe nëse SHBA rrit ndjeshëm furnizimet me gaz natyror të lëngshëm në Evropë, për 27 vendet anëtare të BE-së është vetëm një fillim shkruan BBC.

Ndërsa analizon situatën, BBC sjell një tjetër këndvështrim, duke shtruar pyetjen se a do të arrijë kjo marrëveshje të realizojë plotësisht edhe qëllimin e saj!?

Duket se BE-së do t’i duhet ende të gjejë prodhues të tjerë nëse duan të largohen nga gazi rus dhe të arrijnë objektivin e tyre për të ulur importet me dy të tretat këtë vit.

Vitin e kaluar BE importoi 155 miliardë metra kub gaz rus. Kjo është rreth 40% e importeve të saj të gazit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera