Fokus

Alarmon analisti kosovar: Veriu është duke u rrezikuar në masë të madhe, Serbia ka synime territoriale

Autori: Samire Jaha 10:07 | 22 November 2022

Mbrëmë në orët e vona, kryeministri i vendit, Albin Kurti njoftoi se ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, për të shtyrë afatin për gjobat për targat ilegale për 48 orë, shkruan Gazeta Infokus.

Ky vendim i Kurtit po cilësohet si një veprim i mirë, pasi që situata e sigurisë në veri është duke u rrezikuar në masë të madhe.

Të paktën kështu është deklaruar për Infokus, ish anëtari i delegacionit të Kosovës në dialog, Gazmir Raci, ku ka kërkuar angazhimin serioz të SHBA-së në këtë fazë pasi që Serbia ka synime territoriale për veriun.

-Advertisement-

“Unë tashme pres angazhim serioz te SHBA ne këtë fazë sepse gjendja e sigurisë është duke u rrezikuar në masë të madhe në veriun e Kosovës. Serbia nuk është e interesuar për marrëveshje, ajo tashme përsëri ka synime territorial ndaj Kosovës veçanërisht veriun qe është e pasur me ujë dhe miniera e minerale”, ka deklaruar Raci për Infokus.

Ndryshe ai ka shtuar se brenda këtyre 48 orëve pret që të ketë një zgjidhje optimale që nuk do ta rrezikonte sigurinë e vendit.

“Kryeministri Kurti beri mire qe u dakordua mbrëmë vonë me Ambasadorin Amerikan dhe pres qe Brenda kësaj periudhe kohore të dalin me një zgjidhje optimale qe nuk do ta rrezikonte sigurinë e vendit dhe rajonit por do ti hapte rruge dhe mundësi diskutimeve serioze për planin Gjermano-Francez”, ka thënë tutje Raci për Infokus.

E po ashtu ka thënë se “Nuk duhet më të shpenzohet kohë për çështje teknike sepse ato tashmë janë pengesë e madhe”.

Kujtojmë që dje është mbajtur një takim trepalësh në mes të parit të vendit, Albin Kurti, presidentin serb Aleksandër Vuçiq me ndërmjetësimin e kryediplomatit evropian, Josep Borrell, por që ky takim edhe pas 8 orësh nuk është arritur asnjë marrëveshje./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera