Alarmon analisti: Do të zhvillohet fushatë e ashpër mes VV’së dhe PDK’së

Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 03 February 2021
Zyrtarisht, ka nisur të mërkurën fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, shkruan Gazeta inFokus.
Kjo kohë fushate, nuk do të kalohet lehtë dhe pa tensione, sipas analistit politik, Nexhmedin Spahiu.
Spahiu, ka thënë për Gazetën inFokus se do të zhvillohet një fushatë e ashpër mes partive politike.
“Tensionet tashmë vetëm kanë filluar. Unë besoj se do të ashpërsohen akoma më shumë gjatë fushatës”, ka deklaruar ai.
Sipas analistit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, janë dy partitë të cilat do të kenë më shumë përplasje gjatë fushatës.
“Kemi në një anë PDK’në e cila e ka pasur pushtetin qe 20 vite, në anën tjetër fitoren e pritshme të Lëvizjes Vetëvendosje dhe ky është ndryshim radikal. Kështu që pushteti nuk dorëzohet me dëshirë, natyrisht që shumë struktura rrezikohen nga kjo përmbysje e pushtetit, prandaj pres që të acarohet situata. Mes LDK dhe PDK ka një koalicion të heshtur sepse asnjërës nuk i intereson të dobësohet tjetra sepse dobësimi i secilës nga këto, forcon Vetëvendosjen, kështu që këto janë të interesuara që mos të dobësohet asnjëra prej tyre”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Spahiu ka treguar se domostrimi i forcës, është shenjë e ashpërsimit të fushatës.
“Tendenca për të demostruar forcë është ashpërsim i fushatës, e kemi parë këtë ditëve të fundit në Skenderaj dhe në Mitrovicë”, ka shtuar ai.
Ndryshe, fushata për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, zgjatë 10 ditë, ku subjektet politike do të mbajnë tubime elektorale me qytetarët për të fituar besimin e tyre në garën e 14 shkurtit./Gazeta inFokus/

Të tjera
-
Faturat e majit: Qytetarët ankohen, bizneset protestojnë duke bllokuar rrugët
Fundi i muajit maj ka sjellë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike p...
-
Elon Musk lë administratën Trump
Elon Musk ka dhënë dorëheqje nga administrata Trump. Në një postim në platfo...
-
Deputeti Kurti e vazhdon shkeljen e Kushtetutës, në orën 9:00 i mbledh ministrat dhe e “luan” rolin e kryeministrit
Deputeti Albin Kurti po vazhdon shkeljen e Kushtetutës së Kosovës, duke e mba...
-
Vdekje e dyshimtë në Ulpianë
Sot në orët e mëngjesit ka ndodhur një vdekje e dyshimtë në lagjen Ulpianë. ...
-
Rizvanolli akuza Odës Ekonomike për protestën e nesërme: Përhapën panik, po duan ta bartin problemin te qytetarët
Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka reaguar ashpër ndaj pa...
-
Presidenti i Kolumbisë pretendon atentat ndaj tij – fajëson grupin e shqiptarit Dritan Gjika
Presidenti i Kolumbisë, Gustavo Petro, ka ngritur akuza të rënda ndaj një gru...
-
Protesta e bizneseve, Policia vjen me një njoftim
Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, njofton opinionin publik se më 29 ...
-
Tahiri: ZRrE-ja e varur nga Vetëvendosja, shpresë mbeten gjykatat
Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, në emisionin “Click” në RTV21 tha se pa ar...
-
Muharremi: 35% të të punësuarve në Kosovë po rrezikohen me vendime të gabuara të qeverisë
Njohësi i politikave ekonomike, Shenoll Muharremi ka hedhur kritika ndaj Qeve...
-
Barduani dhe shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë flasin për sigurinë në Kosovë
Komandanti i Misionit KFOR, Gjeneralmajor Enrico Barduani, priti sot vizitën ...
-
Kurti reagon pas hapjes së pikës kufitare Glloboçicë–Jazhincë: Po lehtësohet lëvizja me Maqedoninë e Veriut
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka reaguar pas hapjes zyrtare të pikëkal...
-
Reagon Maqedonci: Pozicionimi i forcave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën, nuk është një lajm i ri
Ministri në detyrë i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka reaguar pas deklaratës së ti...