Lajme

Alarmojnë bizneset, vonesa e krijimit të qeverisë po shkakton probleme

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 27 January 2020

Vonesat e krijimit të qeverisë nuk po ndikojnë vetëm në buxhetin e vendit, mirëpo janë duke shkaktuar dëme të mëdha edhe në uljen e konfidencës së bizneseve. Kështu tha drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiçi, në një takim me shoqatën e zejtarëve dhe afaristëve ESNAF-Prizren, takim ky i cili u mbajt për të shqyrtuat mundësin e një lidhje bashkëpunimi në përkrahje të sektorit privat.

Rukiçi tha se në matjen e tre mujorshit të fundit të vitit 2019, është parë një bllokadë te bizneset, gjë që ka ndikuar në uljen e konferencës së bizneseve. E krejt kjo ka ndodhur për shkak të zvarritjes së procesit zgjedhor  dhe vonesave në krijimin e qeverisë.

“Sa i përket vonesave dua ta ritheksojë edhe një herë faktin që kemi vetëm efekte që lidhen me buxhetin apo me mundësin që të ketë vonesa në miratimin e buxhetit, mirëpo kemi dëme shumë më të mëdha në vet përformancën e bizneseve që vërehen në muajt e fundit në indikatorin e matjes së këtyre bizneseve që i kemi rezultatet e para dhe nuk janë mjaft inkurajuese për tre mujorin e fundit të vitit 2019, gjë që ka ndikuar në uljen e konfidencës së bizneseve, pikërisht nga këto bllokadat e gjata, qoftë prej momentit kur janë shpallur zgjedhjet, pastaj edhe në finalizimin e rezultatit zgjedhor që do të duhej të kurorëzohej me krijimin e qeverisë”, u shpreh Rukiçi.

-Advertisement-

Ai foli edhe rreth marrëveshjeve të fundit të proklamuara nga ndërmjetësi i Presidentit Tramp me dialogun Kosovë-Serbi, ku tha se gjatë vitit 2013, kanë iniciuar një dialog teknik me Odën Ekonomike të Serbisë.

Sipas tij, si tema kryesore janë diskutuar eliminimi i barrierave në përgjithësi, barrierave teknike që ekzistojnë dhe barrierave tjera që pamundësojnë lëvizjen e lirë të mallrave, por edhe të njerëzve me Serbinë.

Rukiçi tha se për shkak të zhvillimeve që pastaj pasuan nga obstruksioni serb në shumë fusha tjera që erdhi edhe rezultojë me vendosjen e taksës nuk ka pasur progres në atë kohë.

“Ne në vitin 2013 kemi iniciuar një dialog teknik me Odën Ekonomike të Serbisë dhe tre çështje kanë qenë, tre tema kryesore, eliminimi i barrierave në përgjithësi, barrierave teknike që ekzistojnë dhe barrierave tjera që pamundësojnë lëvizjen e lirë të mallrave po edhe të njerëzve me Serbinë dhe e dyta ka qenë kjo pjesa e cila lidhet me infrastrukturën, tri elemente që janë të rëndësishme për transportin, transporti hekurudhor, linja ajrore dhe e treta ka qenë pjesa e shërbimeve postare, për shkak të zhvillimeve që pastaj pasuan nga obstruksioni serb në shumë fusha tjera që erdhi edhe rezultojë me vendosjen e taksës nuk ka pasur progres në atë kohë, mirëpo ne i kemi konsideruar si marrëveshje të një pako të përgjithshme që e mundësojnë lëvizjen e lirë të mallrave dhe të shërbimeve dhe të njerëzve mes Kosovës dhe Serbisë dhe normalisht duke shfrytëzuar edhe infrastrukturën që do të ndërtojmë në mes dy ve ndeve edhe për lidhjen me koridoret e rëndësishme ndërkombëtare”, tha ai.

Sa i përket takimit me shoqatën Esnaf, Rukiçi tha se kanë bashkëpunim të mirëfilltë qe shumë vite dhe shpreson që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme.

Kryetari i shoqatës së Zejtarëve dhe Afaristëve ESNAF-Prizren, Varis Xhejlani u shpreh se vizita e tyre sot në OEK, ishte që të shpërndajnë buletinin e punuar për 25 vjetorin e shoqatës Esnaf.

Xhejlani tha se ky buletin përmban informata të rëndësishëm rreth zhvillimit ekonomik dhe turistik me qëllim që të përcjellin traditën dhe kulturën e organizimit të Esnafit, te brezat e ardhshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera