Lajme

Alarmohet Franca, digjen pyjet për shkak të ndryshimeve klimatike

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 19 April 2023

Qeveria e Francës dha alarmin të hënën për rrezikun në rritje të zjarreve në pyje për shkak të ndryshimeve klimatike, ndërsa qindra zjarrfikës luftuan me zjarrin më të madh deri më tani këtë vit.

Zjarri shpërtheu të dielën dhe dogji më shumë se 1000 hektarë tokë përgjatë bregut të Mesdheut, duke u përhapur përtej kufirit në Spanjën verilindore. Gjatë një vizite të hënën në zonë, ministri i Brendshëm francez Gerald Darmanin tha se sezoni i zjarreve po fillon herët për shkak të ngrohjes klimatike.

“Sezoni i zjarreve po fillon herët për shkak të ngrohjes së klimës”, tha Gerald Darmanin, Ministri i Brendshëm francez. “Jemi në prill. Ne kemi parë tashmë fillimin e disa zjarreve të mëdha, veçanërisht në jug të Francës.”

-Advertisement-

Zjarret në pyje kanë përfshirë prej kohësh rregullisht Francën, por zakonisht fillonin më vonë gjatë vitit. Megjithatë, zjarret e mëdha në Evropë po fillojnë tani në fillim të vitit, duke u bërë më të shpeshta dhe më të vështira për t’u ndalur duke shkaktuar më shumë dëme.

Ndërkaq, shkencëtarët thonë se ka të ngjarë që situata të përkeqësohet pasi ndryshimet klimatike po intensifikohen dhe rajoni i Mesdheut po ngrohet më shpejt se mesatarja globale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri

Të tjera