Lajme

Alarmohet BE, Borell këtë javë në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 27 January 2020

Përshpejtimi i marrëveshjeve për linjën ajrore e asaj për hekurudhat duket se e kanë nxitur Bashkimin Evropian të veproj në raport me Kosovën dhe Serbinë.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politike të Jashtme, Josep Borell me 30 janar do ta vizitoi Kosovën. Gazeta inFokus mëson se ai do të shkojë edhe në Beograd, por nuk dihet se ku do të aterojë së pari.

Kjo vizitë e Borell në Kosovë vjen në kohën kur përpjekjeve të LDK-së dhe Vetëvendosjes për krijimin e qeverisë së re u është vendosur edhe një afat kohor, pasi që presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka dekretuar Albin Kurti si mandatar për të krijuar qeverinë e re. E duket se Bashkimi Evropian nuk do ta humb edhe hapin për dialogun Kosovë – Serbi sidomos tash kur emisari i i presidentit Donald Trump bëri një depërtim serioz duke i bindur Kosovën e Serbinë për një linjë ajrore ndërmjet dy kryeqyteteve./gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera