Auto&Tech

Alarmi i shkencëtarëve: Alienët mund të na shkatërrojnë me një mesazh

Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 15 February 2018

Alienët mund të shkaktojnë apokalipsin për njerëzimin, pa qenë nevoja që të na vizitojnë.

Ky është alarmi i dhënë nga një grup shkencëtarësh të qendrës kërkimore shkencore amerikane në Hauai.

Këshilla e tyre është që në të ardhmen, çdo mesazh i marrë prej jashtëtokësorëve të fshihet menjëherë dhe të mos hapet.

-Advertisement-

“Këto mesazhe mund të bartin me vete inteligjencë artificiale që mund të shkatërrojë sistemet elektronike tonat në rastin më të keq dhe të sinjalizojë alienët për vendndodhjen tonë”, thonë ata.

Në letrën e hapur, me studiuesit e Hauait janë bashkuar edhe ata të Observatorit Sonneberg në Gjermani.

“Duhet të kuptojmë se ashtu siç mund të infektojmë kompjuterin apo telefonin tonë duke hapur një mesazh që përmban virus, e njëjta gjë, por me pasoja shumë herë më të rënda mund të na ndodhë edhe me mesazhet aliene”, thotën shkencëtarët.

Për këtë, grupi i studiuesve këshillon që njerëzimi të mos transmetojë asnjë sinjal në hapësirë dhe së dyti të ndërtojë një sistem të vetin dhe të sigurtë në rast kontakti me jashtëtokësorët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera