Alarmi në Konferencën Botërore të Klimës: Ora është 1 minutë para mesnate, duhet të veprojmë tani!
Autori: Gazeta inFokus 12:31 | 01 November 2021
“Ora është 1 minutë para mesnate dhe ne duhet të veprojmë tani”, kërkon kryeministri i vendit mikpritës, Boris Johnson, sipas fragmenteve të publikuara para fjalimit të tij në Konferencën Botërore të Klimës, (COP26) në Glasgoun britanik.
Njerëzimi për një kohë të gjatë ka luajtur me kohën për sa i përket klimës. Në listën e atyre që do të marrin fjalën në Glasgou krahas kryeministrit britanik, është edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, presidenti amerikan, Joe Biden, ai francez, Emmanuel Macron dhe krerë të BE.
Për Gjermaninë kancelarja Merkel do të japë një statement përmes videos në këtë konferencë. Në këtë konferencë mungojnë dy presidentë të dy vendeve që janë emetues të mëdhenj të gazrave karbonikë, presidenti kinez, Xi Jinping dhe ai rus, Vladimir Putin. Me shumë interes pritet të hënën, nëse presidenti i Indisë, Narendra Modi do të bëjë të ditur objektiva ambiciozë të klimës për vendin e tij, kjo mund të rrisë presionin ndaj Kinës, shkruan Deutsche Welle.
Fundjavën që kaloi në takimin e 20 vendeve më të industrializuara në Romë, vende përgjegjëse për një pjesë të madhe te emetimeve dëmtuese për klimën, u arrit vetëm një konsensus minimal: Vërtet që u përforcua premtimi për kufizimin e ngrohjes globale mundësisht në 1,5 gradë krahasuar me periudhën paraindustriale, por nuk u dha një datë e caktuar për këtë.
Edhe në drejtim të mosemetimit të CO2-it nuk pati një ujdi mes shteteve të G20-s. Sipas deklaratës së samitit, ky objektiv duhet të arrihet “deri në mesin apo fundin e shekullit”. Në samit pati shumë kundërshtime nga vendet në ekspansion dhe shtetet me prodhim të madh të energjisë nga lëndët fosile.
Aktivistët e klimës i kritikuar rezultatet e samitit si të pamjaftueshme. Edhe Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u tregua i pakënaqur. “Po largohem nga Roma me shpresa të papërmbushura, por të paktën ato nuk janë varrosur”, shkroi Guterres në twitter. Kurse kryeministri britanik, Boris Johnson u shpreh, se “nëse dështon Glasgou, dështon e gjitha.”
Ministrja gjermane e Mjedisit në detyrë, Svenja Schulze e shikon Gjermaninë në Konferencën Botërore të Klimës në rolin e një urëndërtueseje. “Ne kemi ekspertizën, përvojën, dhe bazën e një përvoje, që mund të bëjë të mundur progresin në konferenca të tilla”, tha Schulze për gazetën gjermane “Rheinische Post”. Gjermania mund të ndihmojë vendet e tjera në luftë kundër ndryshimit të klimës financiarisht dhe me përvojën e saj. Schulze thekson, se Gjermania në këtë konferencë shkon me një objektiv shumë të fortë dhe ligjërisht të detyrueshëm në këtë konferencë. “Ne duam të jemi neutral ndaj klimës në vitin 2045, pra pesë vite më herët se BE.”
Në hapjen e konferencës COP26 në Glasgou, e ngarkuara e OKB-së për klimën, Patricia Espinoza u shpreh të dielën, se “nëse vazhdohet edhe më tej kështu”, në drejtim të emetimit të gazrave karbonikë, kjo do të thotë “investim në shuarjen tonë”, shkruan Deutsche Welle.
Kreu i presidencës britanike të COP26, Alok Sharma tha se dritarja për arritjen e objektivit të kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë po mbyllet. “Kjo konferencë ndërkombëtare duhet të ofrojë zgjidhje.”
Sipas ekspertëve, objektivi i kufizimit të ngrohjes globale në 1,5 gradë mund të arrihet vetëm atëherë, nëse përgjysmohen emetimet botërore të gazit karbonik CO2 në fund të këtij dhjetëvjeçari, dhe më së voni bota në vitin 2050 është neutrale ndaj klimës. Sipas të dhënave të fundit të Kombeve të Bashkuara, Toka po shkon drejt një ngrohjeje globale në 2,7 gradë në këtë shekull.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...