Alarmi i dyfishtë që e frikëson NATO-n
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 08 May 2022
Rritja e tensioneve në perëndim të Ukrainës, në kufi me Moldavinë, u kombinua më në veri me provokimet ruse që përfshinin vendet skandinave, dhe në përgjithësi të gjithë Arktikun. Ndërsa në qendër të vëmendjes është fushëbeteja Ukrainës, ku që nga 24 shkurti i kaluar po luftohet pa pushim, në hartën e Evropës kemi 2 zona strategjike plot tensione, të cilat mund të shpërthejnë në çdo moment, duke nxitur një përshkallëzim ushtarak shumë të rrezikshëm.
Problemi më i madh, është se nëse diçka e tillë ndodh vërtet, atëherë ekziston rreziku serioz i një përplasje të hapur midis Rusisë dhe NATO-s. Por për cilat zona bëhet fjalë?
Sirenat e alarmit të parë të kuq, mund të dëgjohen nga Transnistria, një enklavë ruse që ndodhet midis Moldavisë dhe Ukrainës, një urë tokësore e aftë të lidhë në mënyrë të përsosur territoret e pushtuara nga Moska përgjatë bregdetit ukrainas, me këtë rrip toke prej pak më shumë se 3500 kilometrash katrorë.
Alarmi tjetër ka të bëjë me Evropën Veriore dhe konkretisht me Suedinë dhe Finlandën, dy vende që mund të bëhen që në verë anëtare të NATO-s, duke shkaktuar një reagim të mundshëm të Rusisë. Qeveritë dhe parlamentet e Stokholmit dhe Helsinkit, janë duke punuar shumë këto ditë, dhe vendimi i tyre përfundimtar duhet të jetë i afërt.
Në republikën e pavarur të vetëshpallur të Transnistrias, tensioni është rritur në maksimum. Pas sulmeve të përsëritura dhe misterioze që goditën fillimisht Ministrinë e Sigurisë së Tiraspolit, më pas 2 antenat e transmetimit të radios ruse, autoritetet lokale e kanë rritur nivelin e alarmit.
Nga ana e tij, Kievi ka frikë se Rusia mund të përdorë Transnistrian – ashtu si me territorin e Bjellorusisë – për të nisur një sulm të mëtejshëm ndaj Ukrainës. “Por unë vërej se si në kufirin me Bjellorusinë ashtu edhe me Transnistrian, forcat ukrainase po marrin të gjitha masat e nevojshme për t’i forcuar këto zona, dhe janë duke u shqyrtuar të gjitha informacionet që mund të ndikojnë në mbrojtjen e kufirit”- tha zëdhënësi i Gardës Kufitare të Ukrainës, Andrij Demçenko.
Udhëheqësi i republikës autonome pro-ruse të Transnistrias, Vadim Krasnoselski, e ka drejtuar gishtin pa hezitim nga Kievi, duke i cilësuar ukrainasit si përgjegjësit e vetëm për sulmet e fundit lokale. Së fundi, Moldavia druhet nga “provokimet” që synojnë zgjerimin e luftës në Ukrainë në territorin e saj. Për këtë arsye, Kishinau ka vënë tashmë në gatishmëri forcat e saj të sigurisë, duke rritur në maksimum alarmin ndaj akteve terroriste. Kujtojmë se Moldavia nuk është pjesë e Bashkimit Evropian apo e NATO-s.
Provokimi i fundit rus u përshkrua si “i papranueshëm” nga Suedia. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, duke qenë se bëhet fjalë për një shkelje të hapësirës ajrore suedeze nga një avion ushtarak rus. Që kur Stokholmi hapi mundësinë e anëtarësimit në aleancën atlantike, Rusia reagoi ashpër verbalisht (“Do të ketë pasoja të rënda”), por gjithashtu Moska i lejoi avionët e saj të kryejnë fluturime kërcënuese mbi territoret e kontrolluara nga Suedia.
Episodi më i fundit daton të premten e kaluar, ndërsa ai që i parapriu atij të 2 marsit, kur 2 avionë bombardues Su-24 – që mund të kenë qenë të pajisur me bomba bërthamore – kaluan përmes Gotland, të shoqëruar nga dy avionë Su-27.
Sa i përket Finlandës, sipas gazetës Ilta-Sanomat, presidenti finlandez Sauli Ninisto do të paraqesë zyrtarisht brenda 12 majit kërkesën për anëtarësimin e vendit në NATO. Duke pasur parasysh që Rusia mund të mbështetet në enklavën e saj të Kaliningradit aty pranë, dhe që Moska ka qenë shumë aktive në Arktik vitet e fundit, nëse Suedia dhe Finlanda hyjnë në NATO, probabiliteti për të parë një incident ushtarak ose diplomatik midis dy vendeve skandinave dhe Kremlinit mund të rritet shumë. /Bota.al
Të tjera
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...
-
Shtatë raste të dhünës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë
Shtatë raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosov...
-
Përmbytjet vdekjeprurëse të Dubait, shkencëtarët bëjnë zbulimin e frishkëm! Një nga shkaktarët kryesor të kësaj katastrofe është…
Shiu rekord që ra mbi Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Oman këtë muaj, duke shk...
-
Çitaku: Vetëvendosje në zgjedhjet e ardhshme do të jetë në opozitë
Sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku tha se subjekti politik ku ...
-
Nju Jork, mbyllet dita e tretë e dëshmive në gjyqin penal ndaj Trump
David Pecker, ish botues i tabloidit ‘National Enquirer’, dëshmoi të enjten n...
-
Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”
Të premten, me datë do të 26 mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombët...