Alarmante|Uji i minierave “të vdekura” rrezikon shëndetin e kosovarëve
Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 25 July 2018
Për gati 20 vite minierat e Hajvalisë, Badofcit dhe Kishnicës, janë përmbytur dhe nuk është futur këmbë njeriu në to. Por, nga thellësia e tyre, në vend të mineraleve, tani vazhdimisht rrjedhin ujëra me përmbajtje acidike, që mund të jenë shumë të rrezikshme për shëndetin.
Megjithatë, askush nuk e kontrollon e nuk i bënë analiza kimike ujit që derdhet në lumenjët e Kosovës.
Sëpaku kështu tregon studimi I fizibilitetit për Trepçën, të cilin e posedon Gazeta inFokus.
Sipas këtij studimi disa mbeturina janë hedhur në pjesën e lagësht ngjitur me galerinë nëntoksore në afërsi të minierës së Hajvalisë. Kjo mund të ketë ndikim përmes erodimit dhe rrjedhjes në lumin e Graçanicës.
“Mbetjet mund të kërcënojnë jetën ujore dhe të zvogëlojnë cilësinë e lumit, prandaj duhet të hetohen dhe eventualisht të sigurohen ose të zhvendosen”, shkruan në këtë dokument.
Ekspertët e studimit thonë se mbeturinat, dheu i kontaminuar dhe mbetjet minerare në zonat e përmbytura dhe në zonat e afërta mund të hidhen në deponinë e vjetër të Gracanices, në qoftë se mbeturinat i nënshtrohen aktiviteteve të propozuara të sigurisë dhe të restaurimit.
“Nëse shkarkimi i pakontrolluar i ujit të ndotur dhe / ose ujit acidik të minierave matet, atëherë uji duhet të mblidhet dhe të transferohet në qarkun e ujit të sistemit të flotacionit. Për ta realizuar këtë koncept, është e domosdoshme të matet sasia dhe cilësia e ujit në mënyrë që të sigurohet përshtatshmëria dhe siguria e kësaj rrjedhe të deponuar”, thuhet në studim të cilin e posedon Gazeta inFokus.
Nëse sasia dhe cilësitë nuk janë të mjaftueshme për përdorim dhe trajtim në impiantin e flotacionit, mund të nevojitet një trajtim i veçantë i ujit.
“Kostoja e vlerësuar për hetimin dhe grumbullimin / shkarkimin e mbetjeve për të 3 minierat është 1,10 milion euro”, thuhet në raport.
Por, nëse miniera e përmbytur e Hajvalisë është e dehidratuar për të rifilluar operacionin, do të nevojitet një trajtim i ujit për të pastruar ujin acidik dhe të ndotur të minierës.
“Sasia e ujit dhe niveli i kontaminimit (aciditetit dhe metaleve të rënda) nuk janë hetuar. Për vlerësimin e kostos, një vëllim uji prej 2 Mil për m3 dhe merret parasysh niveli i mesëm i aciditetit dhe i ndotjes”.
Kostoja e vlerësuar për dehidratim dhe pastrim të ujit të minierës është 3,25 milionë euro./inFokus/
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...