Fokus

Alarmante, Rritet numri i pedofilive në Kosovë

Autori: Doresa Geci 12:58 | 07 February 2019

Abuzimet  seksuale më të mitura në shoqërinë kosovarë ka shënuar rritje.

Rasti më të miturën nga Drenas është rasti i fundit që ka tronditur opinionin publik.

Por ky rast nuk është i vetmi i raportuar në këtë fillim vit.

-Advertisement-

Në bazë të rasteve të paraqitura nga Policia e Kosovës numri i abuzimeve seksuale më të mitura gjatë muajit janar ka shënuar rritje.

Në janar të këtij viti i është caktuar masë paraburgimit A.RR. nga komuna e Ferizajt për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqpërdorimi seksual i personit nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet,  shkruan inFokus.

Më 7 janar në bazë të raporti të Policisë është arrestuar një person tjetër në Lipjan nën dyshimi se ka keqpërdor seksualisht një femër të mitur shqiptare.

Mirëpo as ky nuk është  rasti i fundit i abuzimit më të mitur.

Më datë 23 janar  në komunën e  Gjilanit gjithashtu është raportuar një rast i abuzimit seksual.

Një 26 vjeçar kishte shatantazhuar një të mitur përmes rrjetit social Facebook, që të dal të takohet me të dhe të ketë marrëdhënie intime. Në të kundërtën ai do t’i zbuloj dhe publikoj fotografi.

Në kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan për paraburgim thuhet se në ato fotografi, e mitura kishte dal e zhveshur me ish të dashurin e saj.

Ndërsa rasti i fundit i paraqitur nga Policia ka ndodhur të merkurën në Pejë. Një e mitur e komunitetit romë nga fshati Breskovik i komunës së Pejës  është abuzuar seksualisht./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera