Fokus

Alarmante, Prishtina rrezikon të mbetet pa ujë të pijshëm

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 01 October 2020

Banorët e Prishtinës e disa fshatra për rreth rrezikojnë të mbesin pa ujë të pijshëm.

Kjo pasi ky liqen i Badovcit po thahet nga dita në ditë.

Ky liqen i cili furnizon më shumë se 30 për qind të banorëve të Prishtinës çdo vit po zvogëlon sasinë e ujit, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Sipas zëdhënës së ujësjellësit të “KRU Prishtina”  niveli i ujit aktualisht ka rënë për 10 metra nën kuotën e kapërderdhjes.

Kjo ka alarmuar kompaninë e cila furnizon banorët e Prishtinës me rrethinë me ujë.

E një gjë e tillë ka bërë që gjatë këtij viti të këtë më shumë reduktime të ujit në disa lagje e vendbanime gjithandej kryeqytetit.

“Realisht, reduktime të planifikuara të ujit të pijshëm kanë filluar me 15 gusht 2020, në zonat urbane nga ora 00:00 deri në 04:00, dhe në zonat rurale nga ora 20:00 deri në orën 06:00”, ka thënë Mjeku për Gazetën Infokus.

Përveç thatësisë edhe keqpërdorimi i ujit mbetet një nga sfidat e ujësjellësit “Prishtina”.

Sipas Mjekut keqpërdorimi i ujit të pijshëm po bëhet më të madhe sidomos gjatë verës nëpër zona rurale.

Zëdhënësja e Ujësjellësit ka bërë thirrje për konsumatorët që të paguajnë faturat e ujit pasi që borxhi është mbi 45 milionë euro.

“Borxhi total i konsumatorëve ndaj shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit është mbi 45 milion euro dhe vetëm gjatë periudhës së pandemisë mbi 2 milion euro”, ka deklaruar Mjeku, për gazetën Infokus.

Por për këtë kompania po ndërmerr edhe hapa ligjorë.

Në Ujësjellës kanë bërë me dije se asnjë lëndë nuk do të mbetet pa u dërguar në përmbarues privat si formë e vetme për mbledhjen e borgjeve./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera