Fokus

ALARMANTE: Për një javë në Prishtinë 45 mësimdhënës dhe 64 nxënës dolën pozitiv me COVID-19

Autori: H. Smajli 15:55 | 30 October 2020

Pas rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 në nivel vendi, një gjendje e njëjtë është edhe në shkollat e Prishtinës.

Vetëm në javën e fundit numri i mësimdhënësve të infektuar me koronavirus në shkollat e Prishtinës është 45 ndërsa numri i nxënësve të infektuar në po këtë javë është 64.

E punëtorë të tjerë në shkollat e Prishtinës që janë infektuar me covid-19 janë 8.

-Advertisement-

Këtë për Gazetën inFokus e kanë konfirmuar nga Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës.

“Këto janë të dhënat  për këtë javë, datë 26.10 2020 deri 30.10.2020. Mësimdhënës me Covid -19 në Komunën e Prishtinës janë, dyzet e pesë (45). Nxënës me Covid -19 në Komunën e Prishtinës janë, gjashtëdhjetë e katër (64). Personel tjetër i shkollës me Covid-19  në Komunën e Prishtinës janë, tetë (8)”, thuhet në përgjigjen e Drejtorisë së Arsimit.

Ndërsa që nga dita kur u hapën shkollat në Prishtinë, me 14 shtator deri më sot të infektuar me virus janë 85 mësimdhënës, e 147 nxënës.

Vetëm të premten numri i të infektuarve në nivel vendi për 24 orë shkoj në 418 një shifër rekord që nga shfaqja e pandemisë në Kosovë.

Ndërsa numri i të infektuarve aktiv aktual në Kosovë është 3 mijë e 126 raste./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera