Alarmante/ Për dy muaj, nga Kosova u larguan 52 mjekë
Autori: Gazeta inFokus 08:00 | 15 March 2023
Trendi i ikjes së mjekëve dhe infermierëve nga Kosova po vazhdon çdo ditë.
Pagat e ulëta, kushtet e punës e mungesa e specializimeve thuhet se janë faktorët kryesorë të ikjes së punëtorëve shëndetësorë nga vendi.
Shifra alarmante janë shënuar nga ikja e mjekëve edhe deri më tani në këtë vit.
“52 mjekë gjatë vitit 2023 janë larguar nga puna për të shkuar jashtë vendit”.
Kështu ka bërë të ditur për Front Online kreu i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu.
Njëra ndër arsyet e ikjes së mjekëve, sipas Sejdiut është çështja e pagave.
Ai ka thënë se ka shumë arsyeje që çojnë profesionistët deri në largimin e vendit.
“Arsyet e mjekëve janë të shumta që po largohen nga vendi i punës për jashtë vendit. Vitin e kaluar përmes një sondazhi kanë qenë kushtet e punës, kualiteti i specializimeve dhe paga por këtë vit ka ndryshuar ky sondash dhe është arsyeja e parë është mundësia e punësimit e dyta është çështja e pagave dhe e treta kushtet e punës“, u shpreh Sejdiu.
E fenomeni i largimit të profesionistëve shëndetësorë nga sistemi shëndetësor publik i Kosovës është paraqitur tash e disa vite, ku mjekët dhe infermierët destinacionin kryesor për të ushtruar profesionin e tyre e kishin Gjermaninë.
Në Kosovë, paga e një mjeku specialist sipas Ligjit për Paga arrin në 1260 euro bruto, përderisa në Gjermani të njëjtëve po u ofrohen paga mbi 5000 euro dhe kushte shumë më të favorshme në punë.
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...