Lajme

Alarmante: Për 22 ditë, 240 të vdekur nga coronavirusi në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 07:44 | 24 Gusht 2020

Ka shkuar në 467 numri i viktimave nga coronavirusi në Kosovë.

Kosova edhe më tutje vazhdon të përballet me numrin e madh të viktimave nga coronavirusi.

Që nga muaji mars kur edhe janë paraqitur rastet e para me coronavirus në Kosovë e deri më tani janë infektuar 12 mijë e 448 persona, ku 467 prej tyre kanë ndërruar jetë, përfshirë këtu edhe 10 viktimat e 24 orëve të fundit.

-Advertisement-

Mirëpo numri më i madh i vdekjeve nga coronavirusi është regjistruar në muajin gusht.

Siç bën të ditur IKSHPK-ja, vetëm për 22 ditë, pra që nga 1 gushti e deri më sot (23 gusht), në vendin tonë kanë vdekur 240 persona të cilët ishin të prekur nga coronavirusi, shkruan më tutje lajmi.net.

Në raportet e IKSHPK-së, shihet se dita e 6 gushtit ka qenë më e kobshmja për vendin tonë, pasi që në këtë ditë ishin regjistruar 16 viktima brenda 24 orëve.

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy