Lajme

Alarmante| Në Kosovë gati çdo 6 minuta infektohet një person me COVID-19

Autori: Halil Berisha 15:22 | 03 August 2020

Brenda 24 orëve, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës raportoi se janë shtuar edhe 250 raste të reja të infektuar me COVID-19.

Kjo nga 454 mostra të marra, shkruan gazeta Infokus.

Nga kjo i bije që çdo orë mesatarisht Kosovës i shtohen edhe nga pak më shumë se 10 të rinj të infektuar.

-Advertisement-

E nëse shikohet me minuta, del se ditën e kaluar mesatarisht nga një person është infektuar çdo rreth 5 minuta e gjysmë.

Deri tash gjithsej në Kosovë janë infektuar 9 mijë e 49 raste, ndërsa kanë vdekur 256 qytetarë.

E nëse vazhdohet me ritëm të njëjtë, veç në muajin gusht mund të infektohen rreth 7 mijë e 740 persona./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera