Fokus

Alarmante: Më shumë se 3 mijë vjedhje vetëm në vitin 2020 në Kosovë

Autori: H. Smajli 10:13 | 03 December 2020

Brenda dite në Kosovë ndodhin shumë raste të vjedhjeve.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës vetëm në 24 orët e fundit në vend kanë ndodhur 7 raste të vjedhjes, ku hajnat kanë plaçkitur kasaforta, ari, armë e gjësende të tjera.

Mirëpo nga të dhënat që ka kërkuar Gazeta inFokus nga Policia e Kosovës për numrin e vjedhjeve thuhet se veprat penale të vjedhjes kanë pësuar rënie në vitin 2020.

-Advertisement-

Sipas këtyre të dhënave kjo rënie është 17% pavarësisht se  rastet e vjedhjes në vitin 2020 e kalojnë shifrën prej 3 mijë.

“Janar-tetor 2020, janë evidentuar 3148 vjedhje”, tregojnë këto shifra të PK-së.

Po këtë shifër e kalojnë edhe vjedhjet në vitin 2019,  e madje me një numër edhe më të lartë, shkruan Gazeta inFokus.

Sipas të dhënave të Policisë në periudhën janar-tetor 2019 janë evidentuar 3 mijë e 803 raste të vjedhjes në Kosovë.

Gazeta inFokus ka kërkuar po ashtu edhe të dhëna se sa prej këtyre rasteve janë zgjidhur dhe kryesit e këtyre veprave janë arrestuar, mirëpo nuk ka marrë ndonjë përgjigje në lidhje me këtë çështje./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera