Lajme

Alarmante: Ishujt Karaibe pritet të goditen edhe nga një uragan tjetër

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 18 September 2017

Një stuhi e fuqishme po shkon drejt ishujve Karaibe – më pak se dy javë pasi uragani Irma kaloi nëpër këtë rajon me efekt shkatërrues.

Parashikuesit e motit thanë se stuhia Maria është shndërruar në uragan dhe do të godasë ishujt Lliuord mbrëmjen e sotme.

Të dielën, Maria ka qenë rreth 445 kilometra larg ishujve Lliuord, me erëra deri në 120 kilometra në orë, tha Qendra Kombëtare e Uraganeve në SHBA.

-Advertisement-

Parashikuesit e motit thonë se Maria mund të arrijë gjatë ditës së sotme edhe ishujt Virgjine të Britanisë dhe SHBA-së, si dhe Puerto Rikon.

Uragani Irma ka shkaktuar dhjetëra të vdekur në Karaibe, si dhe në Florida dhe Xhorxhia të SHBA-së.

Një tjetër stuhi e fuqishme, uragani Harvey, ka goditur shtetin amerikan të Teksasit muajin e kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…
-Advertisement-

Të tjera