Lajme

Alarmante | 50 aksidente për 24 orë

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 07 June 2018

Numri i aksidenteve të trafikut çdo ditë po shënon rritje.

Vetëm gjatë njëzet e katër orëve të fundit në tërë territorin e Kosovës kanë ndodhur rreth 50 aksidente, shkruan GazetaFokus.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës në 48 aksidentet e ndodhura asnjë nuk ka përfunduar me fatalitet.

-Advertisement-

Në 18 aksidente kishte persona të lënduar ndërsa në 30 të tjera vetëm dëme materiale.

Policia e Kosovës ka njoftuar gjithashtu se në këtë 24 orësh ka shqiptuar 1048 tiketa për shkelje të rregullave të komunikacionit./GazetaFokus.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera