Fokus

Alarmante: 20 pacientë me COVID-19 në Infektivë, 15 prej tyre të vaksinuar me vaksinën antiCOVID

Autori: Gazeta inFokus 16:57 | 18 July 2022

Gazeta Infokus ka siguruar informata për gjendjen e pacientëve që po trajtohen në 24 orët e fundit në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si dhe sa prej tyre janë të vaksinuar me dozën e dytë dhe të katër të vaksinës anticovid.

Ajo që nuk është thënë deri më tani, në valën e re të Covid-19, është fakti se në gjendje të rëndë të infektuar me covid-19 ka edhe pacientë që kanë marrë edhe dozën e katërt të vaksinës.

Statistikat për pacientët që aktualisht janë të shtrirë në Klinikën infektive në gjendje më të rënduar flasin për numrin më të madh të pacientëve qe kanë marr dy doza të vaksinës.

-Advertisement-

Prej tyre, me dy doza janë 13 pacientë, të shtrirë në Infektive dhe me 1 dozë një pacient, shkruan Gazeta Infokus.

E shqetësues është fakti së covid -19 po prekë dhe ata që kanë marrë 4 doza të vaksinës. Sipas informacioneve shtesë të dërguara nga drejtori i klinikës infektive, Arben Vishaj për Gazetën Infokus, njëri nga pacientët e shtrirë në Klinikë ka marrë katër doza të vaksinës antiCOVID.

Infektologu Vishaj po ashtu ka thënë se kanë mungesë të infermierëve derisa ka shtuar se me barna janë të furnizuar mjaftueshëm në bazë të numrit të pacientëve që kanë.

LEXO EDHE: Shifra alarmante me COVID-19, Klinika Infektive në mungesë të stafit

E përkundër kësaj Ministria e Shëndetësisë vazhdimisht po bën thirrje për vaksinim pas rritjes së rasteve pozitive.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet”, kanë thënë nga kjo ministri.

Madje MSH ka nisur vaksinimin edhe të moshave të reja 5  –  11 vjeç, që deri më tani nuk e kanë marrë vaksinën antiCOVID.

“Ministria e Shëndetësisë i njofton prindërit e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç se ka miratuar vaksinimin e tyre me vaksinën kundër COVID-19. Pas sigurimit ditë më parë  dozave pediatrike të vaksinës kundër COVID-19, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes mekanizmit COVAX dhe sigurimit të materialeve përcjellëse për vaksinim, fëmijët e moshës 5-11 vjeç, nën përkujdesjen e prindit ose kujdestarit ligjor, mund të vaksinohen që tani kundër COVID-19 në njësitë e vaksinimit në komunat e Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj ministrie.

Muaji korrik e gjeti Kosovën me rritje alarmante të rasteve pozitive e në bazë të raportit të lartëcekur duket që vaksina nuk po kryen punë as në rastet klinike.

Vetëm sot në vend pati 2 të vdekur dhe 615 raste pozitive me COVID-19.

Ndërsa numri total i të infektuarve me këtë virus në vend ka arritur shifrën 5 mijë e 687.

Në total në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës po trajtohen 30 pacientë me COVID-19, ndërsa në spitalet e tjera të Kosovës, 31 pacientë të infektuar./Gazeta Infokus/

Lista me numrin e pacientëve që i është dërguar Gazetës Infokus:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera