Lajme

ALARMANTE/ 18 persona humbën jetën nga koronaivrus dhe 2.295 raste të reja

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 26 August 2021

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.295  raste të reja me koronavirus, shkruan Gazeta inFokus.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes dhe shëruar 1.189 persona nga ky virus.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 16.862 doza të vaksinës kundër COVID-19.

-Advertisement-

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.

Deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 12.406 testime,  2.295 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 18 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 1.183 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 109.786.

Në total numri i rasteve aktive është 24.939”, bëhet e ditur në njoftim. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera