Lajme

Alarm ushqimor në Shqipëri, zbulohen copa metali brenda biskotave “Milka XL”

Autori: Gazeta inFokus 08:28 | 16 May 2024

Mos konsumoni biskotat “Milka XL” me datë skadence 20.07.2024, pasi përmbajnë copa metali. Ky është njoftimi që është dërguar në Shqipëri nga portali RASFF i Bashkimit Evropian i cili bën shkëmbim informacioni në kohë reale sapo konstaton një risk në zinxhirin ushqimor, raporton Ora News.

Ky sistem alarmi ka vënë në dijeni Agjencinë e Kontrollit të Ushqimit (AKU) se pas analizave të kryera në biskotat “Milka”, më konkretisht emri i produktit është “MILKA XL Cookies” me datë skadence 20.07.2024 dhe me bar-kodin e poshtë shënuar: 7 622300 786687, është konstatuar prezenca e copëzave metalike.

Sipas AKU, këto biskota janë futur në vendin tonë, por rezulton se e gjithë sasia është shitur.

-Advertisement-

Edhe pse alarmi ushqimor duhet të ngrinte në këmbë AKU-në, ky institucion në asnjë nga rrjetet sociale nuk e ka publikuar këtë njoftim për konsumatorët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera