Sport

Alarm te Reali, dëmtohet Luka Modric dhe rrezikon Kupën e Mbretit

Autori: Gazeta inFokus 13:10 | 28 April 2023

Sirena alarmi për Luka Modric te Reali i Madridit për shkak të një dëmtimi muskulor që mesfushori ka pësuar ndaj Gironas. Kroati la fushën i lënduar në minutën e 63 dhe ekzaminimet e para mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim në muskujt e këmbës së majtë. Do të mungojë në ndeshjet e radhës me Almerian dhe Real Sociedad, dhe e ka shumë të vështirë për të mos thënë të pamundur të jetë edhe në finalen e Kupës së Mbretit.

Gjithçka varet nga progresi i rikuperimit por shpresat te Reali janë shumë të vakëta. Një javë para finales së Kupës dhe 11 ditë para duelit me Manchester City-n, shqetësimi për Luka Modric është maksimal, duke qenë se bëhet fjalë për një lojtar kyç për Ancelottin i cili ska asnjë dyshim për prezencën e tij si titullar në ndeshjet e rëndësishme. Mesfushori është një element thelbësor në skemat e italianit, dhe tani në pjesën më vendimtare të sezonit, është shndërruar në shqetësimin e madh të tifozerisë madrilene.

Skuadra e Ancelottit u stërvit në qendrën stërvitore për të përgatitur ndeshjen me Almerian, dhe surpriza ishte mungesa e Luka Modric që ju drejtua palestrës dhe për të dytën ditë radhazi nuk kompletoi seancën me pjesën tjetër të shokëve. Për sa i përket pjesës tjetër është rikthyer normalisht portieri Thibaut Courtois, që humbi ndeshjen me Gironën të martën e kaluar për probleme shëndetësore, ndërkohë Ferland Mendy dhe David Alaba vazhduan punën specifike sipas programit të rikuperimit të përpiluar nga stafi mjekësor i Los Blancos.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera