Lajme

Alarm: Peshku ton i ngrirë është i kontaminuar me virusin A

Autori: Gazeta inFokus 15:51 | 08 June 2017

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka kërkuar tërheqjen nga tregu të peshkut tuna të ngrirë pasi nga kontrollet e kryera ka rezultuar se është i kontaminuar me virusin A.

Produktet e tërhequra nga tregu janë biftek me mish peshku tuna 200 gramësh, me datë skadence 1 tetor 2018, dhe pako 6 kg me kubikë të peshqve tuna të ngrirë, me datë skadence 1 prill 2019. Kodet e tyre i gjeni në uebsajtin e FDA-së.

FDA po bashkëpunon me agjenci të tjera shëndetësore për të vazhduar hetimin mbi peshkun tuna të ngrirë, i infektuar me virusin e hepatitit A, nga Kompania Hilo Fish, një importues që gjendet në Hawaii.

-Advertisement-

Nuk raportohen të sëmurë Sipas FDA-së, deri tani nuk është raportuar asnjë rast i të sëmurëve me peshkun tuna të ngrirë.

Hepatiti A është një sëmundje inflamatore e mëlçisë që shkaktohet nga një mikroorganizëm që quhet virusi i hepatitit A.

Infeksioni është mjaft i përhapur në vendet në zhvillim dhe transmetohet nëpërmjet rrugës oro-fekale: duke pirë ujë apo ngrënë ushqime të ndotura me materiale fekale që përmbajnë virusin.

Pasi gëlltitet, virusi që përthithet nga stomaku, arrin në mëlçi nëpërmjet gjakut, dhe riprodhohet në qeliza hepatike, shkruan Shendeti.com.

Ushqimet “më të rrezikshme” janë frutat e detit të kontaminuara që konsumohen në gjalla dhe perimet e paziera dhe të palara mirë.

Burim tjetër infeksioni është dhe kontakti direkt me personin e infektuar. Përhapja e sëmundjes lidhet me mungesën e kushteve higjeno-sanitare të popullatës.

Periudha e inkubacionit është nga 15-20 ditë, deri në një muaj. Ndryshe nga format e tjera, hepatiti A nuk evoluon në forma kronike dhe nuk jep dëmtime që zgjasin për gjithë jetën në mëlçi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera