Lajme

Alarm për ndryshim kufijsh, deputetët s’e prishin rehatinë

Autori: Gazeta inFokus 08:35 | 17 August 2018

Deputetët kosovarë s’po e prishin “terezinë” e pushimeve verore pavarësisht diskutimeve që po zhvillohen për ndryshim kufijsh me Serbinë.Pavarësisht paralajmërimeve të ngritura se në kuadër të fazës finale do të diskutohet për korrigjim të kufijve me Serbinë deputetët e Kuvendit të Kosovës po vazhdojnë të pushojnë tash e dy javë.

Drejtues të Partisë Socialdemokrate (PSD) tashmë u kanë bërë thirrje deputetëve që të kthehen nga pushimi dhe të diskutojnë për çështjen e dialogut, respektivisht për hartimin e një platforme negociuese, mirëpo nuk kanë marrë përgjigje pozitive në këtë drejtim.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se fillimisht duhet të bëhet një analizë e marrëveshjeve të arritura gjer tani para se të vazhdohet më tutje me dialogun, ani pse takimi i tretë në kuadër të fazës finale pritet të mbahet në fillim të shtatorit. /zeri

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera