Lajme

Alarm për bom*ë në gjykatën e Podgoricës, në email kishte kërcëni*e: Rroftë Serbia, rroftë Rusia, rroftë Republika Srpska

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 11 March 2024

Denoncimi për bombën ka mbërritur sërish në emailin e Gjykatës së Lartë në Podgoricë pak pas orës 08:00 të mëngjesit të sotëm, u konfirmua jozyrtarisht për portalin M.

Kjo është hera e dytë në më pak se dy muaj që emaili i Gjykatës së Lartë merr alarm për bombë.

Të gjithë punonjësit dhe palët e pranishme u evakuuan në mënyrë të sigurt.

-Advertisement-

Inspektimi i objektit dhe ambienteve është në pritje.

Prezenca e punonjësve të policisë në gjykatë do të shtohet.

Një mesazh kërcënues me këtë përmbajtje është dërguar në adresën elektronike të Gjykatës së Lartë:

“Diçka shumë e madhe do të ndodhë, vëllazëria jonë ka vendosur një eksploziv shumë të fuqishëm në disa vende, të shohim nëse do ta gjeni para se të godasë. Ne po ju paralajmërojmë dhe ju vazhdoni të ndiqni liderët politikë. Rroftë Serbia, Rroftë Rusia, Rroftë Republika Srpska! SSSS”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera