Lajme

“Alarm për bomba në shkolla” – Ky është mesazhi që morën prindërit e fëmijëve në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 09:59 | 17 May 2023

Raportime për bomba të vendosura sot në adresat e disa shkollave të Beogradit, kanë alarmuar autoritet e atjeshme të sigurisë.

Fillimisht është bërë e ditur se një telefonatë e tillë është dërguar në shkollën fillore “Drinka Pavloviq” në Beograd, ndërsa nga shkolla e konfirmojnë informacionin.

Prindërit e fëmijëve që vijojnë mësimet në këtë shkollë, kanë marrë një mesazh mëngjesin e sotëm që të mos i sjellin fëmijët në klasë për shkak të kërcënimit me bombë.

-Advertisement-


Një ekip i MPB-së është dërguar në terren, raportojnë mediat e atjeshme.

Telefonatat për vendosje bombash arritën edhe në adresën e shkollës “Laza Kostiq” në Beogradin e Ri.

Gjithashtu ka pasur edhe në shkollën fillore “Kosta Abrasheviq” në Resnik dhe në shkollën fillore “Jovan Miodragoviq” në Vraçar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera