Alarm nga aksidentet e lehta me lëndime të rënda
Autori: Gazeta inFokus 15:06 | 14 November 2018
Rritja enorme e aksidenteve të komunikacionit me dëme të vogla materiale, por më lëndime të rënda trupore, po konsiderohet si shqetësim i madh për Industrinë e Sigurimeve, por edhe për qytetaret që i kanë shkaktuar ato, pasi që një numër i madh i tyre duhet të përballen me Institucionet e drejtësisë padrejtësisë pasi që individë të caktuar duket tentuar të përfitojnë sa më shumë po iu ofrojnë kompanive të sigurimeve dëshmi për lëndime të rënda trupore, deri sa makina e tyre është gërvisht më pakë se 10 centimetër, raporton Zëri.info.
Organizuar nga Shoqata e Sigurimeve e Kosovës të mërkurën në Prishtinë është organizuar tryeza “ Numri alarmant i të lënduarve lehtë në aksidentet të komunikacionit” e ku pjesëmarrës në të kanë qenë përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, zyrtare të Policisë së Kosovës, përfaqësues të bankës Qendrore të Kosovës, drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, drejtori i mjekësisë ligjore, por edhe drejtues dhe përfaqësues të kompanive të sigurimeve që operojnë në vendin tonë.
Në hapjen e takimit, drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Sami Mazreku ka thënë se bazuar në të dhëna që kemi ne nga kompanitë e sigurimeve veç e veç, por bazuar edhe në të dhëna publike të Policisë së Kosovës, shihet se në vazhdimësi kemi një rritje të aksidenteve më dëmtime minimale materiale, por bazuar në dokumentet që ata sjellin në kompani të sigurimeve për rimbursim, shihet se shuma e mjeteve për trajtim shëndetësor është jashtë çdo normale.
“Ta zëmë, ne kemi pasur raste kur dëmi në makinë nga aksidenti është 100 euro, e dëmi shëndetësor mbi 5000, apo edhe më shumë euro. Shpesh herë nuk përputhet diagnoza, apo edhe incizimet me të dhënat e personit në fjalë. Nuk janë të vogla rastet kur qytetaret sjellin nëpër kompani incizime të vjetra të personave të tjerë, madje ato as nga afër nuk përkojnë me diagnozën e qytetarit i cili aplikon për rimbursim në kompani të sigurimit. Fatkeqësisht janë në rritje kërkesat e qytetareve që aplikojnë për rimbursim me diagnozë të njëjtë e që fatkeqësisht disa nga to është e vështirë të verifikohen më pastaj nga ne” ka thënë drejtori Mazreku.
Sipas tij, rastet e tilla pa dyshim se dëmtojnë rëndë kompanitë e sigurimeve, pasi që ato në shumë raste detyrohen të paguajnë shuma të mëdha parash, e në realitet ka dyshime të bazuara se rasti në fjalë mund të mos jetë ashtu siç atij i figuron në dokumente shëndetësore.
Po ashtu, edhe Besarb Blakaj, kryetar i bordit të Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës ka thënë se në praktikë hasin shumë raste kur pjesëmarrësit në aksident të cilët nuk kanë pësuar ndonjë lëndim trupor udhëzohen nga palët e treta, avokat, apo edhe dikush tjetër për tu vizituar në emergjencë, apo Qendrën e Mjekësisë Familjare pas kalimit të më shumë se 3-4 javësh pas ndodhjes së aksidentit me qëllim të përfitimit nga sigurimi, raporton zëri.info.
“Ajo që duhet të potencohet në këtë tryezë është se Banka Qendrore e Kosovës ka miratuar rregulloren e veçantë me të cilën është rregulluar në saktësi se çfarë dokumentacioni duhet prezantuar palët e dëmtuara. Sipas kësaj rregulloreje, dokumentacioni mjekësor valid dhe i pranueshëm për kompanitë e sigurimeve është vetëm ai dokumentacion i cili në thelb parësor ka vizitën mjekësore më së largu 24 orë nga koha e ndodhjes së aksidentit” ka thënë ai.
Po ashtu, edhe Faton Hasani, zëvendës kryetar i bordit në Shoqatën e Sigurimeve të Kosovës gjatë tryezës tha se kompanitë e sigurimeve janë lodhur shumë nga tendenca për mashtrim dhe kompensim.
Ai paralajmëroi së tash e tutje kompanitë e sigurimeve do të hulumtojnë dhe identifikojnë rastet kur persona të caktuar tentojnë të përfitojnë nga drejtë duke dëmtuar kompanitë e sigurimeve në vendin tonë që sipas tij luajnë një rol të rëndësishëm si në aspektin ekonomik, ashtu edhe atë social, raporton Zëri.info.
Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore z.Arsim Gërxhaliu para të pranishmeve përmes një prezantimi ka publikuar dëshmi se si qytetaret duke shfrytëzuar raporte mjekësore tentojnë të përfitojnë shuma të mëdha parash nga kompanitë e sigurimeve.
Ai pa publikuar një foto ku shihet vetëm një heqje e vogël e ngjyrës së një automjeti, deri sa sipas tij diagnoza që mjeku ia ka përshkruar është tejet e rëndë e që sipas tij këto raste behën vetëm për të përfituar para nga kompanitë e sigurimeve.
Edhe Basri Lenjani, drejtori i Emergjencës në Qendrën Klinike Emergjente të Kosovës nuk i përjashtoi mundësitë e keqpërdorimeve, por ai ftoi publikisht të gjithë të pranishmit që të flasin konkretisht me emra në rastet kur dyshohet se diagnoza që ia ka shënuar mjeku nuk përputhet me gjendjen reale të personit që ka qenë pjesë e aksidentit, raporton Zëri.info.
Po ashtu, gjatë prezantimit edhe z. Samedin Mehmeti nga Policia e Kosovës foli për procedurat e policisë në rastet e aksidenteve. Po ashtu, për procedura foli edhe Sebahate Muharremi nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës
Edhe Nezir Lokaj nga Banka Qendrore e Kosovës tregoi se sipas të dhënave zyrtare rreth 75 % e kompensimeve behën për dëmtime jo materiale, deri sa pjesa tjetër për dëme materiale.
Në fund të takimit drejtori i Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës Mazreku tha se gjatë tryezës ka nxjerr disa rekomandime që në takimin e ardhshëm do t’i dorëzohen Institucioneve me qëllim të përmirësimit të situatës, raporton Zëri.info.
Rekomandimet pas tryezës:
1. Krijimi i databazës elektronike te përbashkët QKUK, PK, Sigurime, Prokurori.
2. Kujdesi i shtuar ne dokumentacion mjekësor nga QKUK e QKMF, brenda 24 orëve.
3. Ripërtëritja e listës se eksperteve gjyqësor qe japin mendime/vlerësime mbi lëndimet ne aksident: Përcaktimi i kushteve dhe kritereve për licencim.
4. Rishikimi i kritereve – tabelave mjekësore mbi lëndimet te miratuar nga Ministria e Shëndetësisë.
5. Kampanjat e përbashkëta vetëdijësuese për përgjegjësitë, organizuar ne bashkëpunim: SHSK, QKUK, QKMF, PK, KPK, KGJK, MPB.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...