Lajme

Alarm i rremë për bombë afër Universitetit “Hasan Prishtina”

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 24 July 2022

Pak më parë Gazeta Infokus raportoi për një alarm për shpërthim të mundshëm në Kompleksin e Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, shkruan Gazeta Infokus.

Por, ky alarm doli të jetë i rremë.

Këtë për Infokus e konfirmoi zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila tha se me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë.

-Advertisement-

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, informata ka rezultuar të jetë e rrejshme, andaj me urdhër të prokurorit është iniciuar rast Lajmërim apo kallëzim i rremë”, ka thënë Ahmeti.

Në Amfiteatrin e Bibliotekës Universitare ishte duke u mbajtur koncerti i tenorit të njohur kosovar, Ramë Lajah, kur për disa momente ky koncert është ndalur./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera