Lajme

AL Petrol vlerësohet me çmimin “Superbrands Kosovo 2017” për herë të tretë

Autori: Gazeta inFokus 10:44 | 23 February 2018

Kompania e derivateve, AL Petrol, edhe këtë vit, për herë të tretë radhazi, vlerësohet me çmimin  “Superbrands Kosovo 2017”.

Sipas zyrtareve të AL Petrol, përzgjedhja e kompanisë edhe këtë vit ka domethënie të madhe ngase është motivim shtesë për vlerësimin që ju është bërë.

“Ky është viti i tretë që AL Petrol u vlerësua me çmimin e Superbrands në fushën e saj, sepse jemi kompani që ofrojmë cilësi të derivateve me standarde botërore për 30 vite me radhë dhe kjo tanimë është dëshmuar ne treg”, u shpreh Presidenti i AL Petrol,  z. Latif Kryeziu.

-Advertisement-

Artan Ibrahimi, menaxher i “Superbrands për Kosovë dhe Shqipëri, falënderoi brendet fituese dhe njëherë u shpreh mirënjohës për bashkëpunimin e ofruar nga kompanitë.

Ndërkaq, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, i cili ishte edhe anëtar i këshillit për këtë edicion, Safet Gerxhaliu, tha se këto mirënjohje janë motivim për përmirësimin e imazhit të Kosovës nëpër botë.

Kompanitë që u vlerësuan me çmimet “Superbrands Kosovo 2017”, gjithsej ishin 29, secila në fushën e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera