I akuzuari pjesëmarrje në terrorizëm shan me nënë trupin gjykues
Autori: Gazeta inFokus
17:37 | 26 Janar 2018
Nexhat Ademi, i akuzuari për pjesëmarrje në terrorizëm, pas përfundimit të seancës u revoltua në gjykatore duke kërkuar që t’i ndërrohet burgu.
Ademit iu caktua paraburgimi, pasi që sigurimi i prezencës së tij në gjykatë ishte i pamundur, me ç‘ rast edhe u lëshua urdhëresë ndaj tij.
Pas seancës, i akuzuari u revoltua për shkak se kërkonte me këmbëngulësi që t’i ndërrohej burgu në të cilin po qëndronte, madje hezitoi edhe të nënshkruante procesverbalin.
Ai tha se po frikësohet të qëndrojë aty, pasi që të burgosurit e tjerë përreth janë të dënuar për vrasje.
“Kërkoj me ndrru burgun, me dalë në Prishtinë. Njerëzit të shkallës së 5 të vrasjes. Pse s’po më çoni në Mitrovicë q*** nonën. Unë jam i frikësuar me ndejt në atë burg. Spo du me ndejtë qatje”, tha ai me këmbëngulësi.
Gjykatësi Vesel Ismajli tha se një vendim i tillë nuk është në kompetencë të tij.
Paraprakisht, në seancë u mor vendimi që Ademi t’i nënshtrohet ekzaminimit psikiatrik.
Vendimi për ekzaminim iu caktua të akuzuarit, pasi avokati i Ademit, Samedin Cena, pretendoi se i njëjti vuan nga simptomat e harresës, madje nga një shkallë e lartë.
“Familjarët kanë konfirmuar se ka një shkallë të madhe të harresës. Kështu që mungesat e tij në seanca besoj se kanë ardhur nga ky problem”, tha Cena.
Edhe Nexhat Ademi qëndroi pas fjalëve të avokatit të tij, duke treguar për traumat e tij që nga lufta e fundit në Kosovë e deri te frika që po e përjeton në Burgun e Pejës momentalisht.
“Ka kaluar një kohë bukur e gjatë, më është përzier memoria. Depresion kom boll. Kam trauma gjatë luftës. Nuk kam bërë kontroll mjekësor asnjëherë. Pas luftës na kanë shti në salla, na kanë rreh në Beograd. Krejt kres na kanë rrah. Deri 2005 jom konë ma mirë. Prej 2005-ës kam pasur problem me kafkën pas”, tha i akuzuari Ademi.
Përkundër faktit se prokurori i çështjes Elez Blakaj, e kundërshtoi kërkesën e avokatit, trupi gjykues e aprovoi atë.
Si rezultat, seanca u shty për një afat të pacaktuar deri te përfundimi i ekspertizës.
Ademi, sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, në janar të vitit 2014 ishte nisur nga Aeroporti i Prishtinës për në Stamboll, e nga ku më pas ka udhëtuar për në qytetin Gaziantep të Turqisë që ndodhet afër kufirit me Sirinë.
Prokuroria pretendon se qëllimi i Ademit ishte që të kalojë në Siri dhe të bëhet pjesë e organizatës “Al-Nusra” dhe të angazhohet për krijimin e shtetit islamik në territorin e Sirisë dhe Irakut.
Në aktakuzë thuhet se Nexhat Ademi qëndroi në Siri për një javë në territorin që e kontrollonte “Al-Nusra” dhe pastaj u kthye në Kosovë.
Përpos këtij udhëtimi, Prokuroria Speciale pretendon se Ademi përsëri më 4 mars 2016 provoi të shkojë në Siri, por pasi arriti në Aeroportin e Stambollit u ndalua nga autoritetet turke dhe më pas u dëbua për në Kosovë për shkak të lidhjes së tij me zonën e luftës.
Në shtator Nexhat Ademi është deklaruar i pafajshëm në lidhje me akuzën për pjesëmarrje në grup terrorist, ndërsa ka deklaruar se është angazhuar që të pengojë shkuarjen e njerëzve tjerë në Siri. /kallxo.com/.

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...




























