Lajme

Akuzohet rektori i Universitetit të Nishit për nostrifikim të diplomave të shqiptarëve

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 11 March 2018

Një grup i profesorëve serbë akuzon rektorin e Universitetit të Nishit se nga viti 2012 deri në 2016 ka nostrifikuar të paktën 200 diploma të shqiptarëve, të lëshuara nga universitetet në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë.

Siç shkruan gazeta serbe “Blic” ky legalizimi i diplomave të arsimit të lartë, të fituara edhe në fakultete që kanë referenca të dyshimta, lidhen me mandatin e rektorit aktual Dragan Antiq, për të cilin grupi i profesorëve në një letër drejtuar Ministrisë së Arsimit pretendon se disa prej tyre i ka lëshuar në kundërshtim me ligjin serb. Prandaj, profesorët kërkojnë që shteti të rishqyrtojë nëse ka pasur abuzim në këtë proces, duke pasur parasysh se në shumë raste nuk janë përfillur kërkesat e anëtarëve të Komisionit për nostrifikim për kryerjen e provimeve shtesë që janë karakteristike për programin arsimor të Serbisë, përcjell Telegrafi.

Përveç kësaj, ata kërkojnë që të përcaktohet nëse dikush për përfitime personale ka sakrifikuar reputacionin e Universitetit, e cili është bërë një Mekë për njohjen masive të diplomave të territoreve shqipfolëse. Alibi për dyshime të tilla ekzistojnë për faktin se në universitetet e tjera në Serbi nuk është regjistruar një praktikë e verifikimit blanko të diplomave nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova. Prandaj, ata i kanë dorëzuar Ministrisë së Arsimit emrat e të gjithë atyre diplomat e të cilëve janë verifikuar në Universitetin e Nishit nga fund i vitit 2012 deri në vitin 2016 dhe kanë kërkuar që secila prej tyre të rishqyrtohet.

-Advertisement-

“Pronarët e këtyre diplomave kanë fituar të drejtën për t’u punësuar në organet shtetërore dhe institucionet e Serbisë. Prandaj, ne kërkojmë që Ministria e Arsimit të dërgojë inspektorët e saj, sepse tashmë ky është një sekret publik, që diplomat e shqiptarët janë bërë një biznes fitimprurës në Universitetin e Nishit. Në aspekti kjo financiar është një burim i rëndësishëm për financimin e rektoratit, por ka indikacione se disa udhëheqës të Universitetit nga kjo kanë përfitime personale. Kjo praktikë është ngjallur si me shkop dirigjenti nga rektori aktual Dragan Antiq, i cili si bazë për aplikimin masiv të saj gjeti në marrëveshjen e Brukselit. Megjithatë, duhet të bëhet e ditur se në bazë të marrëvesgjes është përcaktuar mënyra e legalizimit të diplomave nga Kosova, por jo nga territori i Shqipërisë dhe Maqedonisë. Megjithatë, numri i diplomave që u janë nostrifikuar shqiptarëve që kanë mbaruar fakultetin në Kosovë është dukshëm më i ulët sesa ia tyre nga Maqedonia dhe Shqipëria, që nxit dyshime shtesë se kemi të bëjmë me procedura që janë në kundërshtim me sistemin arsimor të Serbisë”, thuhet në letrën e grupit të profesorëve, përcjell Telegrafi.

Në Rektoratin e Universitetit të Nishit nuk e mohojnë se kanë nostrifikuar diplomat e shqiptarëve që mbaruar fakultetet në Maqedoni, Shqipëri dhe Kosovë, por ata thonë se çdo gjë është bërë sipas ligjit.

Që nga viti 201 ka pasur më shumë se 40 kërkesa për njohjen e dokumenteve të arsimit të lartë të fituara në Kosovë. Procesi i njohjes është përfunduar në 30 raste, dhe është e rregulluar me udhëzim për mënyrë të veçantë të njohjes së kualifikimeve të arsimit të lartë dhe vlefshmërinë e programeve të studimit të Universiteteve të Kosovës nga periudha 2012 – 2014. Ne vepruam në përputhje me këto dokumente dhe nostrifikuam diplomat nga fakultetet që kishin një certifikatë të Asociacionit Evropian i Universiteteve. Kur është fjala për njohjen e diplomave të arsimit të lartë të fituara në Republikën e Maqedonisë, të tilla janë më shumë se 100 nga viti 2012 deri më sot, kurse nga Republika e Shqipërisë janë njohur rreth 20 diploma”, thonë në Universitetin e Nishit.

Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave në mes Kosovës dhe Serbisë është arritur Bruksel në janar të vitit 2016, ku ishte përcaktuar që zbatimi i saj të fillojë më 1 mars 2016.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera